LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia tronditëse e motrës së të miturës në Maliq, si e zbuloi se shoku i babait abuzonte me të

Dëshmia tronditëse e motrës së të miturës në Maliq, si e zbuloi se shoku i babait abuzonte me të

Jep dëshmi dhe detaje tronditëse motra e të miturës që u abuzua për 4 vite resht nga monstra 43-vjeçar në një fshat të Maliqit.

Top Channel ka siguruar dëshminë e motrës së të miturës.

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë.

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe…


Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne.

Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar.

Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq.

Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë”, shprehet ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori