LAJMI I FUNDIT:

Videoklipi që shfaq Burimin duke i ngacmuar vajzat: Veprime shqetësuese deri në prekje fizike

Videoklipi që shfaq Burimin duke i ngacmuar vajzat: Veprime shqetësuese deri në prekje fizike

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, një videoklip u transmetua, ku u përmbledhën disa incidente shqetësuese të ndodhur brenda shtëpisë, ku Burimi ka ngacmuar vajzat, sidomos Lelën, duke kaluar në prekje fizike pa pëlqimin e tyre.

Videoja tregon momentet ku vajzat dhe banorët e tjerë e kanë afruar Burimin, duke shpresuar që të mos ndihej i diskriminuar për shkak të shtatit të tij të shkurtë. Megjithatë, situata ka eskaluar kur Burimi ka keqkuptuar këtë afrimitet dhe e ka shfrytëzuar për t’iu afruar vajzave në mënyra të papërshtatshme.

Në një pjesë të videos, Burimi shfaqet duke u arsyetuar se është aty për të krijuar sherre, ndërsa Lela i përgjigjet duke theksuar: “Nuk është sherr të bësh dikujt diçka që nuk e dëshiron, kupto, kupto Burim.”


Foto: Screenshot/YouTube

Lela ka shpjeguar në dhomën e rrëfimit: “Ndonjëherë mendoj që Burimi nuk e kupton që ka një kufi, sepse në fillim e kishim bërë shaka bashkë. Po ashtu, në një episod tjetër kam qenë e prekur nga Burimi, nuk e di nëse e keni vërejtur. Burimi nuk e kupton këtë kufi kur unë nervozohem dhe nuk dua të flas më”.

Në video shihet gjithashtu Burimi duke u shprehur: “Jam duke e bërë lojën, po i nxjerr nga kontrolli, ashtu siç keni bërë edhe ju me të tjerët.”

Foto: Screenshot/YouTube

Në një tjetër rast Lela, duke iu drejtuar Burimit, i kërkon të largohet nga shtrati i saj, por ai nuk e respekton kërkesën e saj. Në vend të kësaj, ai i thotë: “Në rregull, ruaju nga unë. Ti do të jesh banorja e parë që do të dalësh nga unë”.

Lela në dhomën e rrëfimit tregon, ndonëse Burimi është shok i saj, kjo nuk nënkupton se çdo gjë është e pranueshme. Ajo thekson se, si në çdo shoqëri, duhet të respektohen kufijtë edhe në shoqëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Po ashtu, Burimi shihet i zhveshur nga pishina, vetëm në një robdeshambër duke iu afruar Sarës dhe duke i kërkuar të lejojë një përqafim, ndërsa Sara, e irrituar, i kërkon të largohet dhe e paralajmëron: “Mos fol me mua, siflet me të tjerat.”

Foto: Screenshot/YouTube

Në dhomën e rrëfimit, Sara ka shpjeguar: “E kam vërejtur lojën e Burimit dhe secila prej vajzave duhet ta menaxhojë atë në mënyrën e saj. Unë nuk dua të vazhdoj këtë lojë dhe kam vendosur kufijtë e mi, që Burimi duhet t’i respektojë. Unë dua të respektoj veten time dhe pretendoj që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”.

Për sjelljen e Burimit ka pasur edhe reagime negative në rrjete sociale, dukemos u pajtuar me sjelljen e tij. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori