LAJMI I FUNDIT:

Izraeli përfundon marrëveshjen me ofruesin kryesor të ndihmës në Gaza

Izraeli përfundon marrëveshjen me ofruesin kryesor të ndihmës në Gaza

Izraeli ka përfunduar një marrëveshje që lehtësoi punën e organizatës kryesore të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar refugjatët palestinezë.

Sipas Izraelit, UNRWA, e cila është ofruesja më e madhe e ndihmës në Gaza, është “infiltruar” nga Hamasi.

Organizata mohon akuzat dhe thotë se është një organizatë neutrale.


Por, izraelitët tani i kanë thënë zyrtarisht OKB-së se po anulojnë marrëveshjen.

Lëvizja e fundit duket të jetë një hap drejt ndërprerjes së lidhjeve me UNRWA dhe parandalimin e saj nga operimi në Izrael, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ajo ka qenë organizata kryesore e ndihmës e OKB-së që ofron ndihma për refugjatët palestinezë që nga viti 1967.

Muajin e kaluar, parlamenti izraelit miratoi legjislacionin që ndalon organizatën të punojë në Izrael dhe ndalon autoritetet izraelite të bashkëpunojnë me të.

Siç raportohet, ndalimi i UNRWA nuk i referohet operacioneve në territoret palestineze.

Dhe ndërsa legjislacioni nuk ndalon drejtpërdrejt operacionet e UNRWA-s në Bregun Perëndimor dhe Gaza, grupet e ndihmës janë të shqetësuara për aftësinë e agjencisë për të punuar në ato zona.

Qeveria izraelite ka qenë prej kohësh kritike ndaj agjencisë, duke e akuzuar atë për njëanshmëri anti-izraelite.

Ndryshe, UNRWA, e cila ofron ndihmë dhe shërbime arsimore për miliona palestinezë, u krijua pas një lufte që shpërtheu në vitin 1948 pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Legjislacioni i ka lënë OKB-në dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit të shqetësuar se do të përkeqësojë situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori