LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 3° rain

“REC ndërton Urat e Paqes”, kampi rinor që po transformon zgjidhjen e konflikteve

“REC ndërton Urat e Paqes”, kampi rinor që po transformon zgjidhjen e konflikteve

Organizata joqeveritare REC KOSOVA (Reconciliation Empowering Communities) është një organizatë që punon për të promovuar paqen dhe dialogun ndërkulturor në Kosovë, e cila ka selinë në Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj përpjekjeje, OJQ REC organizoi një trajnim të rëndësishëm në muajin shtator të këtij viti për paqe dhe zgjidhjen e konflikteve, duke bashkuar të rinjtë nga komunitete të ndryshme të Mitrovicës jugore e veriore, por edhe të Kosovës për të zhvilluar aftësi të vlefshme në fushën e ndërtimit të paqes dhe komunikimit ndërkulturor.

Ky trajnim u fokusua në zhvillimin e kapaciteteve për zgjidhjen e konflikteve dhe aftësi për lehtësim të dialogut.


Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit në trajnim përfituan njohuri dhe aftësi që u mundësojnë paqen dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve në komunitetet e tyre.

Në lidhje me kampin vjeshtor trajneri i REC KOSOVA, Lulëzim Hakaj ka thënë së angazhimi i të rinjëve për temat e paqes dhe konfliktit është shumë i rëndësishëm.

“Temat të cilat trajtohen jo vetëm nga ne, por edhe nga organizatat e tjera është dukshëm mirë i përqendruar sepse mendoj që pjesëmarrësit të cilit ishin pjesë e trajnimit ishin të përqendruar që të dëgjonin, gjithashtu edhe të japin kontribut temave nga këndvështrimi i tyre personal”, ka deklaruar ai, shkruan Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se “gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më shumë me parimet bazë të bashkëpunimit ndëretnik të cilat kishin të përfshirë edhe temat e ndryshme të identiteteve individuale, trekëndëshin e konflikteve dhe debatin kundrejt dialogut”.

Ndërsa, njëra nga pjesëmarrëset e trajnimit Sara Mulliqi ka treguar rreth eksperiencës së saj nga ky trajnim.

“Përvoja ime në këtë trajnim nga REC KOSOVA ka qenë mjaft e mirë për shkak të strategjive që i kemi mësuar për të zgjedhur një konflikt në mënyrë efektive gjithashtu kemi krijuar një shoqëri mjaft të mirë edhe me të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e trajnimit”, ka thënë ajo.

Sipas kësaj organizate, investimi në edukimin dhe fuqizimin e qytetarëve përmes qytetarisë aktive është kyç për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë sepse përmes aktiviteteve të tilla, OJQ REC mbetet një model frymëzues për organizatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove më të drejtë dhe paqësore. /ValentinaIstrefi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori