Komisioni Rregullator nuk ka miratuar në parim projektvendimit “Për miratimin e karakteristikave themelore të funksionalitetit të platformës elektronike për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Shumica e anëtarëve të Komisionit, kanë deklaruar se Komisioni Rregullator nuk ka kompetenca që të miratojë vendimin e mësipërm. Sipas tyre, këtë kompetencë e ka Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Dritan Çaka, anëtarë i Komisionit Rregullator, kërkoi shpalljen e mos komptenecës, lidhur me miratimin e aktit që ishte në rend të ditës, duke theksuar se duhet të jetë kompetencë e KQZ-së.
“Komisioni rregullator nuk e ka kompetencën e dhënë nga Komisioneri i Zgjedhjeve, për shqyrtimin e një akti të tillë. Kam propozuar që të jetë Komisioneri i Zgjedhjeve që ta miratoj këtë akt. Gjykoj se ai mund të jetë struktura që ta shqyrtojë këtë akt. Vlerësoj se ne nuk jemi struktura kompetente. Të shqyrtojmë marrjen e një vendimi për mos kompetencë, lidhur me miratimin e aktit që është në rend të ditës”, tha Çaka.
Por, nga ana tjetër, anëtarja e Komisionit, Helga Vukaj tha se “ne jemi organi që kemi kompetencë që ta miratojmë”.
Kurse Jona Josifi, drejtore e Votimit nga Jashtë nënvizoi se “përderisa e kemi sjellë për miratim mendojmë se është kompetencë e Rregullatorit”.
Kryetarja, Ilirjana Nano theksoi se mbështet propozimin për shpalljen e mos kompetencës. Pas leximit të relacionit për projektvendimin nga ana e Josifit, anëtarët e Komisionit Rregullator votuan me 3 vota kundër, dhe 2 pro, miratimin në parim.
“I qëndroj arsyetimit që bëra më pare. Unë dua të shpreh votën time kundër, për shkak se mendoj se nuk është kompetencë e jona shqyrtimi i draftit”, tha Çaka.
“Vlerësova se nuk kemi kompetencë, nuk miratohet në parim”, u shpreh kryetarja Ilirjana Nano.
Dokumenti i diskutuar sot nga Komisioni Rregullator përshkruan rregullat për krijimin dhe funksionimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) për zgjedhësit jashtë Shqipërisë. Platforma synon të lehtësojë regjistrimin, administrimin dhe shqyrtimin e kërkesave për të votuar nga jashtë. Ajo do të përfshijë mjete të identifikimit dhe verifikimit biometrik, të dhënash personale dhe të dokumenteve të identifikimit, duke siguruar sigurinë dhe transparencën e procesit.
Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë është një projekt që synon të krijojë një sistem të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë vendit. Ky projekt bazohet në disa aspekte kryesore të organizuara në tre pjesë kryesore
Rregullat e Përgjithshme të Regjistrimit
Zgjedhësit që dëshirojnë të votojnë nga jashtë paraqesin kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit përmes PER, e cila krijohet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Aplikimet përfshijnë një proces verifikimi të identitetit për të garantuar se zgjedhësit janë të ligjshëm dhe të identifikueshëm.
Karakteristikat dhe Funksionaliteti Teknik i PER
Platforma përfshin dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësi plotëson të dhënat personale, biometrike dhe identifikuese, përmes ngarkimit të dokumenteve të identifikimit dhe verifikimit të adresës jashtë vendit. Moduli i shqyrtimit të kërkesave, i cili lejon KQZ-në të verifikojë dhe të vlerësojë kërkesat e dorëzuara nga zgjedhësit.
Platforma është ndërtuar për të mbledhur dhe përpunuar të dhëna të ndryshme përmes teknologjive të njohjes biometrike dhe kontrollit të pranisë së gjalli të personit (ang. “user liveness check”) për të siguruar autenticitetin e identitetit të zgjedhësve. Mbrojtja e të dhënave është një komponent i rëndësishëm. Të gjitha të dhënat personale të zgjedhësve do të ruhen në pajisje të siguruara nga KQZ dhe të menaxhuara në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mirëmbajtja, Mbikëqyrja dhe Auditimi i PER
KQZ është përgjegjëse për mirëmbajtjen e platformës dhe do të hartojë një Marrëveshje për Nivelin e Shërbimit (SLA) me ofruesin e shërbimit për të garantuar qëndrueshmërinë e “PER”. Auditimi dhe transparenca janë të garantuara, duke përfshirë të drejtën e partive politike, organizatave joqeveritare, dhe mediave për të vëzhguar proceset e testimit dhe auditimit. KQZ mundëson auditime të pavarura për të siguruar që platforma të jetë në përputhje me standardet e kërkuara dhe për të minimizuar çdo rrezik për ndërhyrje të paautorizuara apo gabime teknike.
Këto masa synojnë që PER të ofrojë një proces të sigurt dhe transparent për regjistrimin e zgjedhësve jashtë Shqipërisë dhe të garantojë besueshmërinë dhe aksesin për të gjithë zgjedhësit që ndodhen jashtë vendit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë