LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe hetim mbi punën e AKI-së, mazhoranca e kundërshton

PDK kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe hetim mbi punën e AKI-së, mazhoranca e kundërshton

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e anëtareve të Bordit të RTK-së.

Sipas deputetes, Eliza Hoxha anëtarët e këtij bordi mbajnë përgjegjësinë kryesore për “nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet”.

Në seancë plenare, ajo ka shpalosur propozimin e gjashtë deputetëve të PDK-së për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.


“Arroganca e numrave në këtë Kuvend dhe mendjet paranojake dhe njerëzit pa ide e vizion për RTK që kanë marrë mandat si Bord nga ky Kuvend na shpërfaqi idenë e vërtetë sesi LVV e dëshiron RTK-në. Kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të qeverisë dhe shumicës parlamentare për të cenuar lirinë e medias dhe fjalës së lirë dhe kjo është bërë në forma të ndryshme. Këtë e thekson edhe Raporti i Progresit të BE-së për Kosovën, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se këto përpjekje në shumë raste kanë marrë formën e  vendimeve nga institucione të dirigjuara e të menaxhuara nga njerëz që fshihen nën kapela e që në hije dirigjojnë institucionet përfshirë edhe RTK-në.

“RTK dështoi tu qëndroi besnik parimeve themelore të gazetarisë dhe ligjshmërisë për të verifikuar faktet dhe për të cituar burime të besueshme të lajmeve që transmeton . Lajmet e rreme në RTK që citonin po ashtu një medium boshnjak artikulli I të cilit mund të jetë shkruar në zyrat e LVV-së në Prishtinë, përbëjnë cenim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve dhe medium, dhe shpërfaqin fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Hoxha shtoi se RTK nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të saj.

“Në këtë skandal televiziv, konsiderojmë që duhet marr masa për shkarkimin individual të secilit prej anëtare të Bordit të RTK-së. Edhe procesi i përzgjedhjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm i zgjedhur rishtazi është i jashtëligjshëm për shkak se ka kaluar vetëm me 6 vota e jo me 2/3 e votave bazuar në Ligjin për RTK-në. Si deputet të PDK-së kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, për shkak të nënshtrimit të RTK-së ndaj partisë në pushtet duke u bërë zëri i propagandës së tyre”, tha Hoxha.

E deputeti i LVV-së, Valon Ramadani njëherit kryetar i Komisionit për Media u shpreh se po të kishte opozitë serioze dhe po të ishin të vërteta shqetësimet që ngrisin për Bordin e RTK -së ky diskutim nuk do të mbahej fare.

“PDK po donë ta shkarkoj një bord të RTK-së ku prej 7 anëtarëve 3 kanë dhënë dorëheqje e 2 prej tyre ju skadon mandati dhe konkursi është i hapur për ta.  LDK-ja si zakonisht pas PDK-së. Dëshirojnë të shkarkojnë ata që kanë dhënë dorëheqje. Nuk bëhet kështu opozita koleg, por ju kuptojmë se zgjedhjet janë afër”, tha Ramadani.

Ai shtoi se “ne nuk lejojmë që ju të shiteni si shenjtor, dhe të ngrisini tema ku halli juaj është diçka tjetër. Gënjeshtra nuk kalon”, transmeton Telegrafi.

Ramadani tutje u shpreh se transparenca financiare dhe pronësia e mediave në Kosovë përbënë problematikë të theksuar këtë e ka thënë edhe Raporti i Progresit i BE-së.

“Dyshimet mbi financimin e mediave nuk janë fake news, janë shqetësim real. Halli i PDK-së nuk është fare te RTK-ja, halli i tyre është humbja e kontrollit mbi RTK-në që e kanë pasur me vite të tëra. E kanë hallin që në RTK tash punësohen me meritokraci”, tha Ramandai.

E pas kësaj reagoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Tahiri e quajti “margaritarë” deputetin Ramadani.

“Ja kisha shtu edhe 10 minuta se këtë margaritarë nuk bënë me heq prej foltores. Është mjerim me pa kryetarin e komisionit për media që nuk i din as funksionimin bazik të RTK-së.  Anëtarët që kanë dhënë dorëheqje e kanë me ligj me qëndrua derisa Kuvendi i shkarkon ose ju përfundon mandati”, tha Tahiri.

Ai shtoi se kërkesa e opozitës që është prej korriku e që mazhoranca e ka prolongu mos me ardh në votim, ka qenë që ky Bord mu shkarku dhe mu emërua një bord i ri.

“Sot ende nuk e kemi të qartë nëse AKI-ja është e involvuar në përcjelljen e gazetarëve dhe prodhimin e këtij lajmi skandaloz që ua rrezikon jetën 60 gazetarëve. Vetëm një hetim i thellë mbi punën e AKI-së mund ti vendos kapakun kësaj çështje”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori