LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, a po i vjen fundi gjykimit të madh në Hagë?

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, a po i vjen fundi gjykimit të madh në Hagë?

Fundi i vitit të ardhshëm ose fillimi i 2026-ës, mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë – qyteti holandez ku Gjykata Speciale e ka selinë – që prej nëntorit të vitit 2020.

Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur njëqindëshin. Prokuroria atje ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim.


Të premten më 1 nëntor, ZPS njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu u bë e ditur se ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

Çështja e ZPS-së është paraparë të mbyllet në prill të vitit të ardhshëm, për t’i hapur pastaj rrugë asaj të mbrojtjes. Avokatët në Kosovë dhe monitoruesit vlerësojnë se ky proces është tejzgjatur.

Artan Çerkini, avokat i akredituar nga Specialja, thotë për KosovaPress, se ka hapësirë për reduktim më të madh të numrit të dëshmitarëve.

“Me sa jam në njohuri janë larguar 11 dëshmitarë dhe atë me vetë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, natyrisht se kjo do të ndikoj në masë të konsiderueshme, nuk mund të them në masë të madhe në shpejtimin e procedurës, pasi që edhe dëgjimi i dëshmitarit merr kohë dhe nëse prokuroria heq dorë nga dëgjimi i dëshmitarit dhe kjo nënkupton se koha për të prokuroria paraqitjen e provave do të jetë më e shkurt dhe për rrjedhojë edhe procedura do të jetë më efikase.

Konsideroj se këtu ka hapësirë ende të reduktohet numri i dëshmitarëve ngase gjykata duhet të kujdeset për zbatimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Ndërsa, tani e katër vite të pandehurit janë në paraburgim pa vendim gjyqësor të formës së prerë për fajësinë e tyre….04’24 Nëse mbrojtja nuk ka shumë prova për të prezantuar, atëherë fillimi i vitit 2026, mund të jetë një kohë e arritshme për të pasur një epilog gjykimi në shkallë të parë”, shprehet avokati, Çerkini.

Duke folur për këtë proces, monitoruesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija beson që deri në fund të vitit të ardhshëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ketë një vendim të prerë të shkallës së parë.

“Del që pjesërisht apo tërësisht 50% e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria deri në këtë moment, kanë dhënë dëshmi nëpër seanca të mbyllura.. Sigurisht që procesi është duke shkuar kah fundi por sigurisht që do të marrë kohë edhe pjesa e mbrojtjes se sa do të jetë numri i dëshmitarëve që do të dëgjohet…Në rast se vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këto kufizime që i ka dhënë këto kufizime trupi gjykues, unë prej që kah fundi i vitit të ardhshëm mund të ketë një vendim të shkallës së parë, por çdo gjë varet nga propozimet, numri i dëshmitarëve, nga provat të cilat do të administrohen gjatë shqyrtimit kryesore.

Besoj që sa më shpejt që të kryhet ky proces, është më mirë edhe për palët në procedurë për arsye se të akuzuarit që disa vite janë duke u mbajtur në masën e sigurisë të paraburgimit dhe sigurisht që jo çdoherë është e rekomandueshme të aplikohet masa e paraburgimit kur ekzistojnë edhe masat më të buta. Por, sigurisht që këto kushte të caktimit të masës gjithmonë i vlerëson trupi gjykues”, thotë Alija.

E Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se shkurtimi i kohëzgjatjes së këtij procesi gjyqësor nuk duhet t’i dëmtojë palët në procedurë.

“Tani prokuroria është duke marrë veprime të cilat dërgojnë në një përfundim të procesit më shpejt, ka vepruar në dy drejtime duke u tërhequr nga dëshmia e një pjesë të dëshmitarëve dhe një pjesë të dëshmitarëve tjerë është duke i deponuar dhe ka deponuar dëshmi me shkrim dhe nuk do të ftohen ata që të jenë pjesë e dëshmisë drejtpërdrejtë…. Sa më shumë që është e mundur të shkurtohet koha e përfundimit të procesit, mirëpo në asnjë mënyrë që mos të veprohet në qëllim të shkurtimit të kohës dhe të tjetër anë të dëmtohen palët në procedurë dhe të kemi një shkelje të palëve në procedurë vetëm me qëllim të shkurtohen afatet për përfundimin e gjykimeve”, thotë ai.

Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori