Disa ditë më parë në internet ka qarkulluar një klip viral i aktores Saoirse Ronan që me mirësjellje u kujton panelistëve të saj burra në ‘Graham Norton Show’ se si gratë parapërgatiten vazhdimisht për sulme që mund t’i vijnë nga rruga
Nisur nga ndërhyrja e saj, ja 5 nga aktivitetet më të shpeshta që gratë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë në qetësi, pa u shqetësuar se mund të sulmohen verbalisht apo fizikisht prej dikujt tjetër:
1. Të shkojnë për një shëtitje ose të vrapojnë vetëm
Ecja dhe vrapimi mund të jenë ndër aktivitetet më të preferuara të dikujt për t’u bërë. Në një studim të bërë, gratë janë shprehur se kurrë nuk e shijojnë një shëtitje të vetme pa skenarët e tmerrshëm se mund të bien viktimë e një përdhunuesi. ‘Kjo nuk është të jesh dramatike, është të jesh grua,’ shprehen ato. Ato nuk i imagjinojnë gjërat. Studimi tregon se një në pesë gra është ngacmuar seksualisht së paku një herë në jetë.
2. Të vendosin kufjet
Gratë bëjnë vlerësime të vazhdueshme të rrezikut gjatë gjithë ditës së tyre, duke vënë në pikëpyetje nëse është e sigurt të ecin në shtëpi me kufjet e tyre në veshë. Plus, fatkeqësitë që janë një shqetësim për burrat, si humbja në këmbë në një qytet të panjohur, janë një rrezik më i madh nëse je grua.
3. Të kursejnë para për taksi
Për shkak se gratë duhet të mendojnë për sigurinë e tyre më shumë se burrat, ato shpenzojnë më shumë para për ta ruajtur atë. Shpesh do të dëshironin të mund të ecnin deri në shtëpi, por është më e sigurt të përdorin një mjet transporti, apo taksi në mënyrë që të afërmit e tyre të mos shqetësohen. Siguria nuk duhet të jetë luks, ajo është një domosdoshmëri.
4. Të marrin rrugën më të shpejtë për në shtëpi
Mbërritja në shtëpi, ditën apo natën, nuk ka të bëjë kurrë me rrugët më të shpejta. Gratë duhet të zgjedhin rrugë të ndriçuara mirë dhe me shumë lëvizje njerëzish. Zakonisht do të shmangin parqet dhe nuk mendojnë se mund të rrezikojnë të dalin në një tualet publik nëse janë vetëm. Nëse kanë veshur taka të larta, do të marrin me vete dhe këpucë të sheshta, në mënyrë që të jenë më pak të spikatura gjatë rrugës për në shtëpi.
5. Të lënë pijet e tyre në tavolina
Ndonjëherë grave dhe vajzave u duhet t’i kërkojnë një gruaje tjetër të hedhin një sy herë pas here në pijen e tyre, në rast se nuk ndodhen pranë saj. Të gjithë i dimë rastet kur gratë janë droguar në mënyrë të tillë.
Por siguria nuk është një lojë me shumën zero dhe kjo nuk ka të bëjë me gratë që fajësojnë burrat. Bëhet fjalë për njerëz të mirë të të gjitha gjinive që pranojnë se dhuna me bazë gjinore (dhe burrat sulmohen kryesisht nga burra të tjerë, që të mos harrojmë) është një problem serioz shoqëror që duhet të trajtohet në të gjitha nivelet.
Hapi i parë i çdo burri që e konsideron veten aleat të grave është t’i besojë gratë kur shprehin frikën ose shqetësimin për sigurinë e tyre. Edhe nëse një grua nuk është sulmuar, ngacmuar ose abuzuar vetë, dikush i afërt pranë saj e ka përjetuar diçka të tillë. Statistikat janë të vërteta dhe ato janë të tmerrshme. Mos sugjeroni se gratë “duhet të qetësohen”. Ato nuk i sajojnë gjithë këto situata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Tetë shenja që tregojnë se mund të jeni simbioseksualë
Pse fraza “duhet të flasim” dështon në një marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme