Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka kontestuar vendimin e Këshillit për Arbitrazh Sportiv (KAS) në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) mbi pranimin e padisë së FC Prishtinës.
Mbrëmë (e martë), FC Prishtina njoftoi opinionin se KAS-i i KOK-ut e ka marrë si të bazuar padinë e tyre mbi FFK-në për mos licencimin e tyre për garat evropiane të vitit 2023.
Megjithatë, sot (e mërkurë) FFK ka reaguar duke kontestuar vendimin e KAS-it, duke thënë se vendimi përmban parregullsi të shumta ligjore dhe procedurale, teksa e ka akuzuar edhe ish-sekretarin e tyre, Eroll Salihun, për ndërhyrje dhe ndikim, për të marrë vendime që e dëmtojnë FFK-në.
FFK-ja, ndër të tjerash ka njoftuar se në ditët në vijim, do të adresojë këtë vendim pranë institucioneve të drejtësisë në Kosovë përmes një Padie dhe Kallëzimi Penal, si dhe do të njoftojë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.
Reagim i FFK-së për vendimin e KAS-it mbi padinë e FC Prishtina
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka pranuar me shqetësim vendimin e fundit të marrë nga Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në kuadër të KOK-ut, i cili përmban parregullsi të shumta ligjore dhe procedurale. FFK e sheh të nevojshme të njoftojë publikun dhe komunitetin sportiv mbi disa aspekte të vendimit dhe të vë në dukje se ky vendim cenon parimet e drejtësisë sportive dhe dëmton zhvillimin e sportit në përgjithësi, dhe futbollit në veçanti.
Fillimisht, vendimi i KAS-it nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij. Këtë vendim nuk e ka nënshkruar z. Fisnik Salihu, i cili është anëtari më i kualifikuar për interpretime ligjore në arbitrazh sportiv në kuadër të këtij paneli. Kjo e bën të qartë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë anëtarëve të panelit dhe reflekton mosmarrëveshje të brendshme. Vendimi është nënshkruar vetëm nga znj. Jehona Shyti, sekretare e z. Eroll Salihu dhe nga anëtari i KAS-it, i emëruar nga FC Prishtina. Kjo përbën konflikt interesi, pasi z. Salihu, i cili është shpesh i përfshirë në akuza ndaj FFK-së dhe aktualisht është në procedura gjyqësore kundër saj, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, znj. Shyti.
Më tej, vendimi ka injoruar pothuajse në tërësi pretendimet e paraqitura nga FFK-ja, ka përjashtuar edhe seancën kryesore dhe çështjen kontestuese kryesore sikur mos të kishin ndodhur duke u përqendruar kinse në çështje procedurale të mbështetura në të dhëna të pasakta dhe duke lënë anash përmbajtjen e pretendimeve thelbësore. Kjo qasje jo vetëm që bie ndesh me parimet e drejtësisë sportive, por tregon një përpjekje të dukshme për të penguar përfaqësimin e drejtë të çështjeve të FFK-së në KAS-it të Komitetin Olimpik të Kosovës. Në vend që të analizonte fakte dhe argumente të bazuara, KAS ka anashkaluar përmbajtjen për çështje procedurale, gjë që tregon për qëllime dashakeqe dhe të njëanshme.
Është krejtësisht e papranueshme për FFK-në që vendimi citon Menaxherin e Departamentit për Licencim për deklarata që nuk i ka bërë, duke e vendosur në dyshim integritetin e procesit dhe të institucionit që e ka marrë këtë vendim. Më tej, kemi vërejtur një ndikim të panevojshëm të individëve të përfshirë në KAS, në veçanti të z. Eroll Salihu, ish-sekretar i FFK-së, i cili vazhdimisht ka ndërhyrë dhe ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të marrë vendime që e dëmtojnë FFK-në. KOK-u ka qenë i njoftuar për ndikimet e mundshme për shkak të z. Salihu, motivet e tij personale dhe mundësinë që ky proces të cenohet, por përkundër kësaj ka lejuar që KAS të marrë një vendim të kundërligjshëm.
FFK, si një anëtare e përkushtuar e KOK-ut, ka ndihmuar në përparimin e sportit në Kosovë, zhvillimin e KOK-ut dhe anëtarëve të tjerë, dhe duke kontribuar vazhdimisht për zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Megjithatë, me keqardhje e shohim se KOK-u, duke lejuar një vendim të njëanshme si ky dhe të ndikuara nga interesa të caktuara, rrezikon besueshmërinë e tij si institucion i pavarur sportiv. Nëse njëanshmëria dhe mungesa e objektivitetit do të vazhdojnë, FFK do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u, me qëllim që të mbrojë parimet e drejtësisë dhe zhvillimit të drejtë të futbollit.
FFK i bën thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë me kujdes këtë vendim dhe të shfaqin qartazi përkushtimin e tyre ndaj parimeve të drejtësisë sportive. Kjo qasje nuk i bën nderë KOK-ut pasi që qysh në fillimet e tij, KAS bën veprime të kundërligjshme dhe humb besimin organizatave sportive si organ i KOK-ut. Çdo vendim që ndikohet nga interesa individuale, dhe që dëmton sportin dhe integritetin e tij, është i dëmshëm jo vetëm për FFK-në por për të gjithë sportin kosovar.
FFK-ja, në ditët në vijim, do të adresojë këtë vendim pranë institucioneve të drejtësisë në Kosovë përmes një Padie dhe Kallëzimi Penal, si dhe do të njoftojë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. Ky veprim synon të parandalojë që individë brenda KAS-it të Komitetit Olimpik të Kosovës të abuzojnë me autorizimet ligjore për qëllime të hakmarrjes ndaj ish-punëdhënësve të tyre dhe për të mbrojtur integritetin e drejtësisë sportive në vend.
Në këtë frymë, FFK kërkon që këto çështje të trajtohen me objektivitet të plotë dhe profesionalizëm, për të siguruar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjitha palët e përfshira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale – Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Federata e Spanjës ka mbetur e detyruar që të ndryshojë datat e ndeshjeve të Superkupës
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit
Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit