LAJMI I FUNDIT:

I gjithë stadiumi në këmbë për ta duartrokitur, Gavi rikthehet në fushë pas 348 ditëve: Tani le t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme

I gjithë stadiumi në këmbë për ta duartrokitur, Gavi rikthehet në fushë pas 348 ditëve: Tani le t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme

Lajmi i mirë për Barcelonën të dielën nuk ishte vetëm fitorja 5-1 ndaj Sevillas që i mban tre pikët në krye të tabelës, por edhe rikthimi i Gavi në aksion me një fanellë blaugrana pas 348 ditësh jashtë.

Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë të gjurit për Spanjën më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe paraqitja e tij e fundit për Barçën para të dielës ishte në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk më 7 nëntor.


Megjithatë pas një pune të madhe të lojtarit, ai është rikthyer dhe në minutën e 83-të të ndeshjes u inkuadrua në lojë.

Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të në Estadi Olimpic Lluis Companys, kur numri rekord i këtij edicioni i tifozëve prej 47,848 panë Gavin tu futej në vend të Pedrit.

Duartrokitjet ishin shumë të forta për liderin e mesfushës së Barçës i cili u rikthye në mënyrë spektakolare duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

“Culers, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj sot. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu për fitoren. Tani, le të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Ju dua shumë,” tha Gavi , në një video të publikuar në profilet zyrtare të Barçës në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Kosova nuk e fton Nazmi Gripshin, apo ndonjë lojtarë tjetër nga Shqipëria? Tregon menaxheri i Kombëtares së Kosovës

Pse Kosova nuk e fton Nazmi Gripshin, apo ndonjë lojtarë tjetër nga Shqipëria? Tregon menaxheri i Kombëtares së Kosovës

Kosovë
Edon Zhegrova publikon fanellën të cilën ia dhuroi Mbappe pas përballjes në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova publikon fanellën të cilën ia dhuroi Mbappe pas përballjes në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“A jeni i çmendur?”, tifozët e Mainz me pankarta shprehin pakënaqësinë ndaj ish-trajnerit të tyre Klopp

“A jeni i çmendur?”, tifozët e Mainz me pankarta shprehin pakënaqësinë ndaj ish-trajnerit të tyre Klopp

Bundesliga
Reagimi që bëri Bellingham ndaj Vinicius lë dyshime për tensione në kampin e Real Madridit

Reagimi që bëri Bellingham ndaj Vinicius lë dyshime për tensione në kampin e Real Madridit

La Liga
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje

Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje

La Liga
Zinedine Zidane i kërkoi personalisht Real Madridit transferimin e mesfushorit të Aston Villës

Zinedine Zidane i kërkoi personalisht Real Madridit transferimin e mesfushorit të Aston Villës

La Liga
Kalo në kategori