LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx sjell Ditën e Familjes me 19 dhe 20 Tetor, me filmin “The Wild Robot”

Cineplexx sjell Ditën e Familjes me 19 dhe 20 Tetor, me filmin “The Wild Robot”

Pas një mbytjeje, një robot inteligjent i quajtur Roz është bllokuar në një ishull të pabanuar. Për t’i mbijetuar mjedisit të ashpër, Roz lidhet me kafshët e ishullit dhe kujdeset për një patë jetimë.

Roboti Roz na mëson kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe sakrificës. Ajo sfidon konceptin e familjes. Ajo ilustron se miqësia është një marrëdhënie dhënie dhe marrje. Ajo tregon se ne vërtet jemi të varur nga njëri-tjetri për të mbijetuar.

Një aventurë e bukur për të gjithë familjen që flet për rëndësinë e përfshirjes, empatisë dhe amësisë. 

Këtë të vikend te shtunën dhe të dielën organizojmë eventin Dita e familjes me super-filmin “The Wild Robot”, ku do të ketë shumë aktivitete në dy kinematë Prishtinë dhe Prizren

Në Prishtinë eventi fillon nga ora 12:00

– Maskota për fëmijë të këndojmë dhe vallëzojmë së bashku

– Facepainting

– Këndi i fotografisë ku fëmijët do takohen me robotin e tyre te preferuar

-Maska të fytyrës për të gjithë fëmijët

Çmimi i biletave për 2D prej 2.80€ vlen vetëm për fëmijë deri në 14 vjeç

Çmimi i biletave për 3D prej 3.90€ vlen vetëm për fëmijë deri në 14 vjeç 

Në Prizren eventi fillon nga ora 16:00

– Facepainting

– Këndi i fotografisë ku fëmijët do takohen me robotin e tyre te preferuar

– Maska të fytyrës për të gjithë fëmijët

Si dhe shpërblime nga:

Area 52 – 10 kupona 60 mins në trampolinë 

Area Park – 10 kupona 15 mins në multiball

Çmimi i biletave për 2D prej 2.50€ vlen vetëm për fëmijë deri në 14 vjeç

Çmimi i biletave për 3D prej 3.60€ vlen vetëm për fëmijë deri në 14 vjeç 

Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga kinemaja jonë dhe aktivitetet që ju presin në kinemanë tonë!