LAJMI I FUNDIT:

Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

Zinedine Zidane nuk i pëlqeu ideja e transferimit të Neymarit pasi ai nuk mund të luante përkrah njërit prej yjeve të Real Madridit në atë kohë.

Neymar ishe lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’ në disa raste gjatë vitit 2018, vetëm një vit pasi iu bashkua PSG-së për një shifër rekord prej 200 milionë eurosh.

Para takimit të tyre ndaj Celta Vigos më 17 maj, thashethemet që përfshinin të ardhmën e tij ishin shumë të ashpra, aq sa Zidane u pyet nëse ai do të ‘shqetësonte dhomën e zhveshjes’ dhe mund të bashkëpunonte me Ronaldon.


Siç ka raportuar Marca, një prej motiveve kryesore ishte plani i transferimit që  ishte bërë pa aprovimin e tij dhe njëri prej lojtarëve të përmendur ka qenë Neymar.

Ishte një lëvizje që Zidane nuk e aprovoi sepse sipas gazetarit brazilian Andre Rizek francezi besoi që sulmuesi i PSG-së dhe Marcelo nuk mund të luajnë së bashku.

“Mora disa lajme sot nga një mik i Zidane i cili kishte darkuar me të në Madrid disa ditë para se të largohej nga klubi”.

“Gjatë takimit të tyre, Zidane i kishte dhënë opinionin e tij në transferimin e mundshëm të Neymar. Ai mik i Zidanes më ka thënë mua se francezit nuk i pëlqeu ideja sepse ai kishte mësuar se Marcelo dhe Neymar nuk mund të luajnë së bashku, përveç ndaj ekipeve të vogla”.

“Zidane e kuptoi se ai mund ta zë pjesën e njëjtë të fushës dhe nuk e aprovoi transferimin e Neymarit”, ka thënë Rizek.

Teksa kishte kaluar më shumë se një muaj që prej largimit të Zidane, ishte raportuar se Real Madridi kërkoi Neymarin si zëvendësues i Cristiano Ronaldos i cili ishte shitur tek Juventusi.

Transmetuesi televiziv TVE kishte pretenduar se madrilenët kanë ofruar 275 milionë euro për shërbimet e brazilianit e po ashtu një kontratë shtatë vjeçare e vlefshme prej 40 milionë eurosh në sezon.

Në fund këto lajme ishin mohuar nga Real Madridi përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

La Liga
Tuchel mund ta ‘përjashtojë lojtarin kyç të Anglisë nëse ai nuk përmirësohet së shpejti

Tuchel mund ta ‘përjashtojë lojtarin kyç të Anglisë nëse ai nuk përmirësohet së shpejti

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Ligat tjera
Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori