LAJMI I FUNDIT:

“X Factor” zemërthyer nga vdekja e Liam Payne

“X Factor” zemërthyer nga vdekja e Liam Payne

Shfaqja që bëri të famshëm Liam Payne ka thënë se është zemërthyer pas vdekjes së yllit.

Llogaria zyrtare e “X Factor” në ‘X’ tha se 31-vjeçari ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe do të linte një trashëgimi të qëndrueshme në industrinë e muzikës dhe fansat në mbarë botën.

Payne kishte provuar për herë të parë për “X Factor” si një 14-vjeçar në 2008, shkruan SkyNews.


Foto: The X Factor/X

Edhe pse interpretimi i tij për “Fly Me To The Moon” i bëri përshtypje anëtarëve të jurisë, Simon Cowell i tha atij se nuk mendonte se ishte gati dhe i sugjeroi që të kthehej pas dy vitesh.

Payne bëri pikërisht këtë dhe përfundoi duke u futur në një grup me Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.

Lindi “One Direction” – dhe përfundoi në vendin e tretë në konkurs.

Liam Payne ka lënë pas një djalë gjashtë vjeçar, Bear, të cilin e ndau me Cheryl Tweedy.

Ai vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në CasaSur, ku po qëndronte në kryeqytetin e Argjentinës. /Telegrafi/