LAJMI I FUNDIT:

Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

Ndonëse është reduktuar lista e pritjes për shërbime në Klinikën e Radiologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët po hasin në një tjetër vështirësi. Përveç rasteve urgjente, pacientët tjerë duhet të blejnë kontrast për të kryer CT, një tretësirë e nevojshme për vizualizim më të mirë të organeve. Mungesa e këtij materiali ka filluar rreth tre javë më parë dhe se shkaqet janë teknike. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, në një intervistë për KosovaPress.

Derisa gjatë kësaj jave kjo Klinikë ka marrë donacion, disa doza të kontrastit vetëm për raste urgjente.

Ajo thotë se janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar me kontrast të ri, porse për shkaqe teknike barnatoret kanë mbetur pa këtë tretësirë.


Për KosovaPress, Nuza flet për zvogëlimin e listës së pritjes, mungesën e stafit të mjekëve dhe shifrat e sa shërbime janë kryer brenda këtyre nëntë muajve.

“Kontrasti për CT ka pasur një vështirësi këto 2-3 javët e fundit. Por, janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar sërish me kontrast të ri, për arsye se për shkaqe teknike kanë mbetur barnatoret pa mundësi të furnizimit. Besoj që janë procedurat e fundit që do të shkojmë. Ndërsa, kontrasti i rezonancës magnetike nuk ka problem…Pra, pacientëve iu duhet vetë të blejnë kontrastin? Shumicën i ricaktojmë, vetëm se kush shpreh vullnetin vetë individual, që dëshiron ta kryej më shpejtë, atëherë këto ditë që nuk e kemi, ka blerë kontrast”, thotë Nuza.

Udhëheqësja e Radiologjisë potencon se lista e pritjes për rezonancë magnetike është rreth një muaj, ndërkaq ajo për CT afro tre javë. Ajo shton se biopsitë kryhen brenda javës.

“Lista e pritjes ka qenë 13 muaj, ndërsa sot jemi listat për termine, qoftë për rezonancë magnetike data e fundit e terminit është 14 nëntori i 2024. Jemi vetëm një muaj termine në listë të pritjes. Ndërsa, ekzaminimet me CT janë përafërsisht brenda 3 javëve kryhen, për momentin punojmë me katër aparate të CT-së…Në Klinikën e Radiologjisë siç dihet bëhen edhe biopsi të shumta, për të cilat jemi brenda javës, çdo gjë kryhet brenda javës. Pastaj janë ultrazëri që është 24 tetori të këtij muaji, është dupleri që është fundi i muajit, pra 30 tetor, lista e pritjes”, potencon Nuza.

Drejtoresha Shkëndije Nuza për KosovaPress, bënë të ditur se kohëve të fundit po ballafaqohen me mungesën e stafit të mjekëve, pasi disa prej tyre janë pensionuar e disa e kanë lënë punën.

“Me staf për momentin, kohët e fundit jemi pak më keq për arsye se janë pensionuar, dikush ka lënë punën, dikush është pensionuar dhe jemi zvogëluar në numër të të stafit të mjekëve…Kryesisht kemi mungesë më shumë të mjekëve”, tregon Nuza.

Ndër të tjera, Nuza thotë se ka raste kur pacientët vijnë nga Shqipëria për të kryer shërbime në Radiologji.

“Nga vendet regjionale a ka kërkesë për të bërë MRi apo CT në QKUK? Nuk është që ka shumë ndonjë rast, ka pasur në kohën kur janë ardhur tanët nga diaspora, kemi pasur raste shumë më shumë…Prej Shqipërisë ndodhin, por nuk janë të shpeshta. Sepse zona e veriut më lehtë vjen në Prishtinë sesa shkon në qytete tjera”, thotë Nuza për KosovaPress.

Krejt në fund, drejtoresha Shkëndije Nuza tregon se deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 11 mijë rezonanca magnetike dhe mbi 65 mijë rentgene. Gjithashtu, përmend se janë realizuar rreth 22 mijë CT e mbi 1 mijë e 200 mamografi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Sveçla për vizitën në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

Sveçla për vizitën në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

Lajme
Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Lajme
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Kalo në kategori