Kuvendi i Kosovës të mërkurën mbajti seancë të jashtëzakonshme për siç u tha “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.
Gjersa në seancë nuk ishte e pranishme mazhoranca, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të partive politike opozitare janë deklaruar lidhur me zhvillimet në vend si dhe deputetë tjerë.
E seanca e jashtëzakonshme e së mërkurës nisi me një aksion të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ata kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.
Aksioni ishte pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish-drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se me iu fol “këtyre kapelave është njëjtë sikur me ju fol deputetëve të LVV-së”.
“Këta kanë vendos me qenë kapele me qenë masha të Dejonës. Përmes këtyre kapelave të zeza këta kanë vendos me i mbulu shumë krime, por munden me i mbulua përkohësisht, por jo përjetësisht. Me mbulu krimin në bukën e Ushtrisë së Kosovës, krimin në rezervat shtetërore. 9 shkurti ka me ja u hekë kapelën prej koke”, tha Tahiri.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe Televizionin publik të Kosovës, për mostransmetim të seancës së Kuvendit të Kosovës në programin qendror.
Për këtë ata më pas kanë mbajtur edhe një aksion simbolik para RTK-së.
Ndërkaq, në emër të LDK-së foli deputeti Armend Zemaj. Ai tha se Qeveria e Kosovës është e zhytur në korrupsion.
Zemaj gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur nga opozita ka thënë se edhe deputetët e LVV-së do duhej të ishin pjesë e kësaj seance që të dëgjonin se çfarë ka bërë kjo qeveri.
“Nga shqetësimet tona është thirrur kjo seancë e jashtëzakonshme, edhe deputetët e LVV-së do të duhej të ishin këtu e të dëgjonin korrupsionin e madh që e ka bërë kjo Qeveri. Vet fakti tregon që kjo Qeveri duart e pastra nuk i ka, i ka të zhytura në korrupsion dhe atë në shkallë të lartë.
Dëmtimi i buxhetit të shtetit nga Ministria e Mjedisit me një personazh si Naser Hafizi. Por, edhe me publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit dhe tashmë të arrestuarit Nagip Krasniqi duke diskutuar për KEK-un”, ka thënë ai duke shtuar se “Krasniqi është njeri shumë i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vet Kurti”.
Zemaj theksoi se: “Kjo skemë e krimit financiar mirë organizuar dhe e strukturuar në qeveri dhe e kontrolluar nga politika e krimit duhet të zbardhet në prokurori. LDK do të shfrytëzoj të gjitha mekanizmat ligjor dhe kushtetuese për të zbardhur të gjitha pikat e korrupsionit në këtë Qeveri”.
Edhe shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ishte kritik ndaj Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës janë në faj pasi nuk kanë se si e mbrojnë një skandal korruptiv.
“Nuk kanë mundësi me e mbrojtë një marre që e ka kaplu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe…Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Tahiri.
Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Struktura joformale të cilat nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni se përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike.
A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu e që po diskutohen në diskursin publik janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardh në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së.
Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi për një temë që do të duhej të ishte temë transparente e diskutimit në qeveri e jo e diskutimit në zyre e në kafe. A e kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryma, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje