LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar hapjen e aplikimit për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cënueshëm për vitin 2024/2025.

Murati shtoi se rihapja e këtij aplikimi ka ardhur si rezultat i pilotimit të suksesshëm vitin e kaluar, ku mbi 61 mijë familje përfituan subvencione për faturat e energjisë.

Ministri theksoi se “të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë që plotësojnë kushtet e caktuara.”


Ai sqaroi se kriteret për t’u kualifikuar për subvencion janë të ardhura mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar dhe vlera e paluajtshmërive në pronësi të familjes duhet të jetë më pak se 100,000 euro.

“Ai që përfiton do të paguhet direkt në faturë gjatë 6 muajve të stinës së dimrit, nga tetori 2024 deri në mars 2025,” shtoi ai.

Lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes, por nuk do të tejkalojë 50 euro në muaj.

Aplikimi mund të bëhet në platformën eKosova, nën shërbimin “Grante dhe subvencione,” dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë programit.

Murati inkurajoi familjet që të aplikojnë sa më shpejt.

“Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas këtij afati mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues”, u shpreh ministri.

Përfundimisht, Murati theksoi se në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet për familjet e dëshmorëve, dhe skemat e asistencës sociale, duke garantuar kështu që mbështetje të jetë e drejtuar atyre që kanë më shumë nevojë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Ekonomi
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Ekonomi
Turqia do të ketë “rritje marramendëse” të numrit të milionerëve – duke lënë pas edhe ekonomitë më të fuqishme botërore

Turqia do të ketë “rritje marramendëse” të numrit të milionerëve – duke lënë pas edhe ekonomitë më të fuqishme botërore

Botë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4

Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4

Ekonomi
Zvicër a je gati? Only Eagles sjell muzikën më të mirë shqiptare - një natë për t'u mbajtur në mend

Zvicër a je gati? Only Eagles sjell muzikën më të mirë shqiptare - një natë për t'u mbajtur në mend

Ekonomi
Kalo në kategori