LAJMI I FUNDIT:

Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Apple ka deklaruar një tjetër nga pajisjet e saj dikur të njohura të vjetëruara.

Në periudha të caktuara, kompania nga Cupertino rinovon listat e pajisjeve të vjetruara, kështu që nëse zotëroni një nga këto që janë shtuar së fundi në listë, ja një lajm i keq.

Kur pajisja deklarohet e vjetëruar, domethënë, Apple nuk do të ofrojë më shërbime mbështetëse në dyqanin Apple ose shërbime të autorizuara.


Përjashtimi i vetëm është MacBook, bateria e të cilit mund të zëvendësohet brenda një periudhe prej 10 vjetësh, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet nga MacRumours, Apple tani ka dërguar iPod nano dhe iPod shuffle në “varrezat e pajisjeve”, të cilat u prezantuan në vitin 2005.

Edhe pse kanë kaluar gati 20 vite nga ardhja e tyre në treg, këto pajisje morën një përmirësim në vitin 2015 kur dolën me ngjyra të reja në gjeneratën e shtatë.

Megjithatë, në vitin 2017, të dyja pajisjet ndërprenë prodhimin, me shumë gjasa për shkak të rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si Apple Music, Spotify dhe të ngjashme.

Përveç këtyre pajisjeve, iPhone 6, më pas iPad i gjeneratës së gjashtë, si dhe Macbook 12 inç i vitit 2017 u shpallën të vjetëruara gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Teknologji
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Kalo në kategori