Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka marrë meritat për afrimin e mbrojtësit Ardian Ismajli te kuqezinjtë, pasi ka thënë se ishte ai që e ndoqi dhe e bindi ta lë Kombëtaren e Kosovës, ku ishte kapiten i ekipit U-21.
Mbrojtësi shqiptar i Empolit është njëri nga emrat më të përfolur ditëve të fundit, pasi paraqitjet e tij të mira në Serie A kanë bërë që ai të lidhet me një transferim te gjiganti italian, Juventusi.
Marrë shkak nga kjo, ish-trajneri i Shqipërisë, italiani Panucci ka folur për herë të parë se si ishte ai që bindi Ismajlin të zgjidhte kombëtaren kuqezi.
“Kjo është hera e parë që flas për të dhe më gëzon. Si trajner i Shqipërisë, kam udhëtuar nëpër Evropë në 2018-ën duke kërkuar lojtarë të rinj për të thirrur”, ka thënë fillimisht Panucci për Tuttosport.
“Unë personalisht e skautova dhe e pashë në Kroaci, ku Ardiani luante për Hajdukun e Splitit. Ai më fitoi menjëherë. Hyra në aksion dhe fillova të bisedoja me të për ta bindur që të zgjidhte Shqipërinë, duke qenë se tashmë ishte në kombëtaren e Kosovës”.
“Ai e pranoi Shqipërinë për shkakun tim dhe për atë se sa mundohesha ta bindja. Ai ishte njeri i fjalës. Kosova nuk donte ta humbiste, por Ardiani e mbajti premtimin që më dha”.
“Askush nuk e njihte në federatën shqiptare. Kur e thirra për herë të parë, as që e dinin se kush ishte”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp