LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Një burrë në SHBA është bërë hit në internet për faktin se ka “lidhur” shtëpinë e tij me disa shirita, duke menduar se do ta mbrojë nga uragani që ka goditur Floridan.

Banori i Tampas, Mohammed Nihemi së fundmi është bërë viral, kur një media lokale – Spectrum Bay News 9 shpërndau një fotografi në platformën X, përgatitjes ekstreme ndaj uraganit Milton, transmeton Telegrafi.

Mohammed vendosi gjashtë shirita mbi shtëpi, të cilët më pas i lidhi fort në disa copëza të metalit të ngulura në oborrin e shtëpisë.


Ky veprim me gjasë e ka bërë të mendojë se erërat e forta nuk do t’ia “marrin” me vete shtëpinë apo të paktën do t’i rezistojë atyre.

E fotografia e tij është shkuar nga 1.8 milion njerëz, ku shumë përdorues të platformës X filluan talljet në llogari të tij. /Telegrafi/