LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel raportohet se ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo si objektivin e tij kryesor të transferimeve nëse ai merr rolin e trajnerit në Manchester United. 

Tuchel e ka bërë nënshkrimin e mbrojtësit uruguaian një kusht kyç për pranimin e pozicionit në “Old Trafford”, me shpresë për të siguruar marrëveshjen në afatin kalimtar të janarit. 

Araujo, i cili ka qenë me Barcelonën që nga viti 2018, është bërë një figurë jetike në mbrojtjen e këtij klubit. Paraqitjet e tij të vazhdueshme dhe aftësia për të luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë e kanë forcuar rëndësinë e tij për ekipin.  


Araujo pritet të kthehet në fushë në nëntor, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme mbrojtjes së Barcelonës. 

Si kapiteni i tretë i skuadrës, ai mbetet integral në planet e ardhshme të klubit. Barcelona do të jetë e vendosur të mbajë mbrojtësin e tyre yllin, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. 

Megjithatë, interesimi i Tuchel mund të testojë vendosmërinë e Barcelonës. Trajneri gjerman thuhet se është favorit për të zëvendësuar Erik ten Hag në Manchester United. 

Man Utd nuk po ka rezultate me Ten Hag këtë sezon dhe spekulimet rreth të ardhmes së tij janë intensifikuar. Klubi nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me një ndryshim, por presioni është në rritje dhe një vendim mund të merret së shpejti. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Premier League
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
Vinicius Jr apo Lamine Yamal? Musiala zgjedh lojtarin më të mirë momentalisht

Vinicius Jr apo Lamine Yamal? Musiala zgjedh lojtarin më të mirë momentalisht

Ndërkombëtare
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Slot po përpiqet ta bind Liverpoolin ta transferojë ish-lojtarin e tij për 80 milionë euro

Slot po përpiqet ta bind Liverpoolin ta transferojë ish-lojtarin e tij për 80 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori