Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin në Kuvend tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane.
Ai ka sqaruar se ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë.
“Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall narrativa ruse madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ku investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan”, tha ministri.
“Duke sjellë shembuj konkretë të ndërhyrjes së shteteve të huaja në Shqipëri, Vengu tha se strategjitë që do të përdoren kundër tyre janë ato injoruese dhe diskredituese. “Po ashtu, në muajin janar të vitit 2020, udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, iu referua Shqipërisë si një vend i vogël dhe djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë që kanë shitur atdheun e tyre”, tha Vengu.
“Pavarësisht arsyet dhe tempistikës së këtyre deklaratave, është e vërtetë që shpeshherë nga këto vende, Rusia dhe Irani, jemi vënë në shënjestër dhe këto deklarata, që fillojnë fillimisht në mënyrë zyrtare. Ka shumë shtete që kanë vendosur të injorojnë përpjekjen e palëve të treta për të dezinformuar. Ta injorojnë duke mbështetur kryesisht të drejtën e fjalës së lirë. Por tashmë jemi në kushtet ku kërkohet ndërhyrja e inteligjencës artificiale për filtrimin dhe diskreditimin të elementëve dizinformues. Në gjykimin tonë si Ministri e Mbrojtjes ne duhet të përpiqemi të bëjmë një kombinim të të dyjave”, shtoi ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perinski: Kryetarëve të komunave do t’u merret mandati, pamundësia që të shkarkohen është anomali që duhet ndryshuar
Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare po zbehet nga viti në vit, edhe blegtoria në krizë
Situata në veri, komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë së Serbisë
"Der Standard": Qasja gjermane ndaj Ballkanit, ndihma për Serbinë dhe presion mbi Kosovën
Ish deputeti serb: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiq
Pamje nga menza e ushtarëve të FSK-së
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës
Nënshkruhet vendimi, fertilizimi in-vitro së shpejti në institucionet publike shëndetësore
Videnoviq: Serbia i rikthehet politikës së Millosheviqit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
A po shkon Lindja e Mesme drejt një lufte raketore pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit?
Krejt çfarë ndodhi gjatë dhe pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit - minutë pas minute
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh
Netanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet
Kryeministri britanik në një bisedë telefonike me Netanyahun gjatë momentit kritik të sulmit iranian në Izrael