LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut kundër Letonisë dhe Armenisë me pesë shqiptarë

Maqedonia e Veriut kundër Letonisë dhe Armenisë me pesë shqiptarë
Elezi me numër 17 (Foto: Federata e Futbollit të Maqedonisë)

Përzgjedhësi i përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka shpallur sot listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, njofton Telegrafi.

Edhe kësaj radhe në listën e Milevskit nuk kanë munguar emrat e futbollistëve shqiptar, të cilët janë standard në duelet e fundit.

Visar Musli – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhi – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimi – Sepsi (Rumani) dhe Lirim Qamili – Sonderjiske (Danimarkë.


Maqedonia e Veriut dy ndeshjet e radhës do ti luajë në cilësinë e mysafirit me Letoninë dhe Armeninë dhe pikërisht për këtë Milevski vendosi që të thërrasë edhe dy emra të rinj nga përfaqësuesja e U-21.

Është Mario Ilievski, i cili tashmë ishte thirrur pas lëndimit të Millan Ristovskit, ndërsa ftesë ka marrë edhe mbrojtësi i Zhilinës nga Sllovakia, Andrej Stojçevski.

Më 10 tetor, Maqedonia e Veriut luan në Riga me Letoninë, ndërsa tri ditë më vonë luan kundër armenëve në Jerevan. /Telegrafi/