LAJMI I FUNDIT:

Irani godet Izraelin me më shumë se 100 raketa

Irani godet Izraelin me më shumë se 100 raketa

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa, ka njoftuar ushtria izraelite.

Raportet thanë se sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Jerusalem.


Më herët, SHBA-ja paralajmëroi se Irani po përgatitej për të nisur sulmin dhe më pas izraelitëve iu tha të “qëndronin afër një hapësire të mbrojtur”, shkruan skynews.

Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë tha se SHBA-ja po ndihmonte Izraelin të mbrohej dhe paralajmëroi se një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit do të kishte “pasoja të rënda” për Iranin.

Paralajmërimi erdhi pasi ushtria izraelite tha se parashutistët dhe komandot e saj ishin të angazhuar në luftime me militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, pasi filluan “bastisje të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara” kundër grupit të armatosur në Liban.

Irani lëshoi ​​më parë një breshëri me dron dhe raketa kundër Izraelit në prill, por shumica e predhave nuk arritën objektivat e tyre. /Telegrafi/