Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim mbi temën ndërlidhjes mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian, me vëmendje të veçantë te Ballkani Perëndimor, në kuadër të sesioneve të Forumit të Varshavës për Siguri (WSF).
Në fjalën e tij, kryeministri foli për situatën e sigurisë në Evropë dhe rajon dhe rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia.
“Sot, siguria rajonale në Evropë është siguri kolektive për Evropën. Ajo që ndodh në Ukrainë apo Poloni, në vendet e Partneritetit Lindor dhe në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, prek jo vetëm kontinentin, por gjithë botën. Për ne në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë. Kjo, krahas aftësive të mjaftueshme mbrojtëse dhe marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me aleatët tanë më të afërt, formon një ombrellë solide sigurie. Ashtu si Rusia, NATO dhe BE kanë një histori zgjerimi. Por ndryshe nga Rusia, zgjerimi i tyre ka ecur në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, u shpreh Kryeministri Kurti.
Ai foli për rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s, integrimin e Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit, si kundërpërgjigje ndaj influencës ruse.
“Në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh se agresioni serb dhe rreziku që ndikimi rus të punojë së bashku me atë agresion. Fatkeqësisht, e njëjta Serbi që nën regjimin e Millosheviqit në vitet e 90-ta kreu gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë pa u penduar. Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj, përfshirë Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet e njëpasnjëshme agresive të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Militantë të armatosur të trajnuar në Serbi, me armatim prej miliona euro, hynë në vendin tonë, duke organizuar një sulm nga Manastiri Ortodoks i Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të përsërisnin veprimet e Rusisë të vitit 2014 në Donbas”, tha Kurti
Ai shtoi se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tri vitet e fundit.
“Ne duhet të mbështesim fitoren e Ukrainës, të parandalojmë përhapjen e ndikimit dashakeq të Rusisë dhe të ringjallim procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Kosova mirëpret presidencën e Polonisë të BE-së në janar 2025. Më 15 dhjetor 2022, Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal, duke ruajtur vlerat evropiane”, përfundoi Kurti, duke ritheksuar dhe përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ecjen tutje dhe angazhimin konstruktiv në proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmet e Iranit, Ambasada e Shqipërisë me apel për shqiptarët në Izrael
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës
Pasi u largua nga LVV, Korenica thotë se nuk ka inate personale me Kurtin
Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg
Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja
Kurti në Forumin e Sigurisë në Varshavë, flet për rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi
Dështimi i ekzekutimit të pagave për sektorin publik, analistët: Një lëshim i papranueshëm
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it
Si vrasja e liderit të Hezbollahut mund të provokojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme?
Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, kam pasur shumë ngarkesë