LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja shqiptare Donna Dafi në lidhje dashurie me reperin e njohur amerikan Future?

Këngëtarja shqiptare Donna Dafi në lidhje dashurie me reperin e njohur amerikan Future?

Këngëtarja gjermane Donna Dafi dhe reperi i njohur amerikan Future janë në qendër të vëmendjes së mediave për një mundësi lidhjeje dashurie, pas paraqitjes së tyre së bashku në gala mbrëmjen prestigjioze BOF 500 në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Sipas raportimeve të mediumit Hiphopdx, momentet në tapetin e kuq mes dy artistëve kanë bërë që të përhapen thashetheme për një marrëdhënie romantike midis tyre.

Gjithashtu, mediat si The Shade Room dhe gazetari Elliott Wilson kanë publikuar foto të çiftit nga kjo ngjarje, të cilat kanë ndezur edhe më shumë spekulime për statusin e tyre.


View this post on Instagram

A post shared by Private Listed (@pvtlstd_)

Madje, edhe artisti Drake i është bashkuar postimeve, duke nxitur komente të shumta nga fansat e Donna Dafi dhe Future, të cilët besojnë se mund të jetë diçka më shumë sesa thjesht një miqësi midis tyre.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar as mohuar këto thashetheme, fansat e çiftit vazhdojnë të diskutojnë në rrjete sociale për raportin e mundshëm, duke i bërë ata një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

A do të kemi një deklaratë zyrtare së shpejti? Mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dua Lipa gërmon 500 ton tokë nga trualli i shtëpisë së saj në Londër, për të ndërtuar një mega-bodrum me pishinë, palestër, kinema dhe studio

Dua Lipa gërmon 500 ton tokë nga trualli i shtëpisë së saj në Londër, për të ndërtuar një mega-bodrum me pishinë, palestër, kinema dhe studio

Magazina
Armend Rexhepagiqi: Nuk kam dashur kurrë të bëhem baba

Armend Rexhepagiqi: Nuk kam dashur kurrë të bëhem baba

Magazina
Këngëtarja shqiptare Donna Dafi në lidhje dashurie me reperin e njohur amerikan Future?

Këngëtarja shqiptare Donna Dafi në lidhje dashurie me reperin e njohur amerikan Future?

Magazina
Rita Ora nënshkruan kontratë me 'Range Media Partners', për menaxhimin e muzikës dhe të drejtave të saj autoriale

Rita Ora nënshkruan kontratë me 'Range Media Partners', për menaxhimin e muzikës dhe të drejtave të saj autoriale

Magazina
Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku

Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku

Magazina
Fero nis procedurat për heqjen e tatuazheve

Fero nis procedurat për heqjen e tatuazheve

Magazina
Kalo në kategori