LAJMI I FUNDIT:

Camila Cabello merr pjesë në shfaqjen e ‘L’Oreal’ me një fustan elegant të zi

Camila Cabello merr pjesë në shfaqjen e ‘L’Oreal’ me një fustan elegant të zi

Ajo gjithmonë është gati të tregojë linjat e saj mahnitëse.

Dhe Camila Cabello mahniti me elegancë në pistën e ‘L’Oreal’ në Paris, gjatë shfaqjes së tyre.

Këngëtarja, 27 vjeçe, veshi një minifustan të zi pa rripa prej kadifeje, teksa shfaqej me vetëbesim në ngjarjen ikonike, shkruan DailyMail.


Ajo lëshoi flokët e saj të errët dhe zgjodhi një grim të shkëlqyeshëm dhe natyral.

Bukuroshja venosi disa taka me shkëlqim, teksa ecte në pasarelë në sy të shumë të famshmëve.

Camila iu bashkua yjeve si Kendall Jenner, Eva Longoria dhe Heidi Klum në pistën ikonike.

Kendall dukej mahnitëse teksa doli në pistë me numrin seksi, i cili përmbante një pale sytjena gjysmë të tejdukshme dhe një detaj korseje.

Fustani tërheqës i Kendall-it ishte i kombinuar me doreza deri në bërryl, me yllin që kompletonte pamjen e saj të shkëlqyer me një buzëkuq të kuq të guximshëm. /Telegrafi/