LAJMI I FUNDIT:

Turqia thotë se nuk do të ishte e interesuar të bashkohej me BRICS, nëse do të ishte një vend anëtar i BE-së

Turqia thotë se nuk do të ishte e interesuar të bashkohej me BRICS, nëse do të ishte një vend anëtar i BE-së

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë të mërkurën se Ankaraja po kërkonte të diversifikonte opsionet e saj në lidhje me aleancat globale, duke ngritur ambiciet afatgjata për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Mes thashethemeve në rritje se Turqia dëshiron të bashkohet me aleancën BRICS të udhëhequr nga Rusia, kryediplomati i vendit mesdhetar tha se interesi nuk do të ishte aty nëse Turqia do të ishte tashmë një vend anëtar i BE-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Turqia veproi me qëllime të mira në lidhje me ambiciet e saj për anëtarësim të plotë në BE, që nga aplikimi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 1987”, ka thënë Fidan, por më pas negociatat ngecën.


Dhe tani, Ankaraja po shikon opsione të tjera, të tilla si BRICS dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

“Nëse integrimi ynë ekonomik me Bashkimin Evropian do të ishte kurorëzuar me anëtarësim, i cili tani është (vetëm) në nivelin e Unionit Doganor, ndoshta nuk do të ishim në një kërkim të tillë”, ka shtuar Hakan Fidan.

Duke deklaruar se “çdo vend duhet të krijojë aleanca ekonomike, të sigurisë dhe politike”, kryediplomati turk vuri në dukje ato që ai i quajti “praktikat e lashta të shtetësisë së Turqisë”, të cilat sipas tij, përfshijnë gjithashtu “një traditë shumë të fortë të formimit të aleancave”.

“Asnjë vend nuk ka shansin të trajtojë krizat në botë pa krijuar një aleancë, domethënë pa paguar një çmim të madh”.

Ndryshe, BRICS deklaron se qëllimi i saj është të përforcojë zërin e ekonomive të mëdha në zhvillim për të kundërbalancuar rendin global të udhëhequr nga perëndimi.

E themeluar në vitin 2006, ajo përfshinte Rusinë, Brazilin, Indinë dhe Kinën, me Afrikën e Jugut që iu bashkua në vitin 2010.

Kohët e fundit, ajo u zgjerua duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo “aleancë” aktualisht kryesohet nga Moska.

Një samit i “aleancës” do të mbahet në Kazan të Rusisë në tetor dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues turq.

Perëndimi shpesh e sheh BRICS-in si një kundërvënie të mundshme ndaj NATO-s, anëtare e së cilës është Turqia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori