LAJMI I FUNDIT:

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni, ekspertët tregojnë si ta çaktivizoni atë

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni, ekspertët tregojnë si ta çaktivizoni atë

Kompania Google ka një funksion që i lejon asaj të regjistrojë fshehurazi zërat e përdoruesve dhe t’i ruajë ato për qëllime të ndryshme.

Google ruan audio regjistrimet të aktivitetit të përdoruesve në internet dhe në aplikacione, duke përfshirë kërkimin verbal, asistentët dhe hartat, të gjitha me synimin për të përmirësuar teknologjinë e njohjes së zërit.

Një ekspert i teknologjisë zbuloi kohët e fundit një “kod mashtrimi” që ai pretendon se mund të parandalojë Google që të regjistrojë aktivitetet që përdoruesit bëjnë në telefonat e tyre.


Përdoruesit mund të personalizojnë llogarinë e tyre të Google duke zgjedhur cilësimet e duhura në seksionin “Data  and privacy”, ku mund të bllokojnë hyrjen në mikrofon dhe kamerë.

Eksperti Jeffrey Castillo ndau një këshillë të dobishme përmes një video në Instagram, duke shpjeguar se si përdoruesit mund ta çaktivizojnë këtë funksion.

Duhet të hapni aplikacionin Google dhe të klikoni në “Manage your Google account”. Pas kësaj, hapet seksioni i cilësimeve të të dhënave dhe privatësisë, më pas cilësimet e historisë dhe në fund “Web and App Activity”.

Në seksionin “Turn on voice and audio activity”, do të shihni një shenjë të kaltër që duhet ta çaktivizoni për të ndaluar “dëgjimin” e Google për ju. /Telegrafi/