LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi nuk ka pasur aspak fat me lëndime që prej se nisi sezoni i ri i garave.

Emra si Aurelien Tchouameni, Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga që të gjithë janë momentalisht jashtë fushave shkaku i lëndimeve, ndërsa atyre iu është bashkuar edhe Brahim Diaz.

Diaz pësoi një lëndim gjatë pjesës së parë në fitoren e Real Madridit në udhëtim ndaj Real Sociedadit të shtunën dhe klubi tashmë e ka konfirmuar këtë pas testeve mjekësore që janë kryer sot (e diel).


Përkundër disa raportimeve që bënin me dije se Brahim do të mbetet jashtë fushave për vetëm katër javë, Arancha Rodriguez tani ka raportuar se ylli maroken pritet të mos jetë i gatshëm për tre muajt e ardhshëm.

Fakti që nuk do të kenë në dispozicion një lojtar si Brahim gjatë kësaj periudhe është një goditje e rëndë për Real Madridin, pasi do të ishte një vlerë e shtuar për ekipin në këtë kalendar të ngarkuar të ndeshjeve.

Në bazë të kohëzgjatjes së rikuperimit, Brahim pritet që të rikthehet diku rreth muajit dhjetor ndërsa deri atëherë me gjasë do t’i humbasë 13 deri në 18 ndeshje.

Sidoqoftë, Ancelotti do të detyrohet që të bëjë më të mirën me lojtarët që ka në dispozicion ku tashmë pritet që Arda Guler të ketë më shumë hapësira në formacion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Premier League
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Ndërkombëtare
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

La Liga
Kalo në kategori