LAJMI I FUNDIT:

Portugalia me nderim special për Cristiano Ronaldon

Portugalia me nderim special për Cristiano Ronaldon

Mësohet se Portugalia po planifikon të krijoi një monedhë 7 euro për të nderuar Cristiano Ronaldon.

Modelet e para të monedhës tashmë janë shfaqur në internet.

Ka shumë të ngjarë që kjo monedhë e veçantë të jetë prerë për të festuar ditëlindjen e pesë herë fituesit të Topit të Artë – kur ai do të mbushë 40 vjeç në vetëm disa muaj.


Ronaldo e ka ditëlindjen në fillim të muajit shkurt, andaj në vitin 2025 do të ketë ngjarje speciale për të.

Padyshim se shumë fansa të tij do të tentojnë ta kenë këtë monedhë në duart e tyre. /Telegrafi/