LAJMI I FUNDIT:

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani, për raportet e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se mos koordinimin mes tyre nuk ka kush e sanon.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqinterpretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë”.

“Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb”, ka shkruar Haziri, transmeton Telegrafi.


Tutje Haziri tha se “duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashtme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit”.

“Presidentja ka pasur rol zjarrfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Lajme
Kalo në kategori