LAJMI I FUNDIT:

IPKO Sponsor i artë i PriFest: Mbështetës krenar i festivalit që ndriçon skenën ndërkombëtare të filmit në Prishtinë

IPKO Sponsor i artë i PriFest: Mbështetës krenar i festivalit që ndriçon skenën ndërkombëtare të filmit në Prishtinë

IPKO me krenari njofton se këtë vit është sponsor i artë i PriFest – Prishtina International Film Festival, një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme në Kosovë, që sjell filma nga e gjithë bota dhe vendi ynë. Edicioni i 16-të i PriFest do të mbahet nga data 10 deri më 15 shtator, duke kthyer Prishtinën në një epiqendër të rëndësishme të filmit ndërkombëtar.

Këtë vit, PriFest bëhet i veçantë, me sloganin “FOR HER,” i dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha, në shenjë falënderimi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e festivalit ndër vite.

Gjatë këtyre 6 ditëve, festivali do të sjellë një përzgjedhje të premierave botërore dhe vendore, si dhe krijime të vlerësuara nga regjisorë me famë ndërkombëtare. Filmat do të trajtojnë një gamë të gjerë tematikash, përfshirë çështje sociale, ekonomike dhe histori të fuqishme, të përçuara përmes metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.


“Duke mbështetur PriFest, një festival që promovon kulturën e filmit dhe sjell krijimtarinë botërore më afër qytetarëve të Kosovës, IPKO dëshmon përkushtimin e saj për të mbështetur artistët dhe krijuesit vendorë. PriFest jo vetëm që krijon mundësi për artistët e rinj që të ndërveprojnë me krijimtarinë globale, por gjithashtu ofron platformë për bashkëpunime me aktorë, regjisorë dhe artistë nga vende të ndryshme të botës”, theksoi Drejtori Ekzekutiv i IPKO-s, Andreas Pali.

Si sponsor i artë, IPKO është e nderuar të mbështesë këtë ngjarje të rëndësishme dhe të promovojë talentet e reja të Kosovës, duke u hapur rrugën drejt suksesit ndërkombëtar. Me përkushtim për të qenë një forcë pozitive në komunitet, IPKO vazhdon të ofrojë zgjidhje inovative dhe të mbështesë zhvillimin kulturor e edukativ. Ne besojmë se investimi në teknologji dhe kulturë ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së klientëve tanë dhe të shoqërisë në tërësi. Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona, vizitoni: www.ipko.com.

Ne ftojmë të gjithë të përjetojnë magjinë e filmit dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme që ndërton ura kulturore dhe artistike me botën.

Në trend Magazina

Më shumë
Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Magazina
Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Magazina
Shkenda Dubova i jep fund beqarisë këtë muaj - detaje nga dasma dhe partneri i saj

Shkenda Dubova i jep fund beqarisë këtë muaj - detaje nga dasma dhe partneri i saj

Magazina
Gjesti sjell këngën e re

Gjesti sjell këngën e re "Princeshë" me klip të xhiruar në Ujman

Magazina
Adriana Matoshi frymëzohet nga Rita Ora për paraqitjen e saj të fundit?

Adriana Matoshi frymëzohet nga Rita Ora për paraqitjen e saj të fundit?

Magazina
Rita Ora duket tërheqëse në një fustan ngjyrë rozë, ndërsa shijon një darkë me bashkëshortin e saj në Los Angeles

Rita Ora duket tërheqëse në një fustan ngjyrë rozë, ndërsa shijon një darkë me bashkëshortin e saj në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori