Sulmet në distancë në mes kryeministrit Kurtit dhe presidentes Osmani sipas analistëve politik po vijnë shkaku i populizmit të Kurtit në arenën vendore dhe mos përshtatja me premtimet që presidentja Osmani i ka bërë partnerëve ndërkombëtarë.
Kur janë afër njërit-tjetrit nuk iu mungon buzëqeshja.
Megjithatë, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti duket se kanë goxha mospajtime mes vete, sidomos për vendimet që i merr qeveria, e për të cilat duhet koordinim edhe me të paren e shtetit.
Vendimi i fundit për CEFTA-në, çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë disa nga çështjet që dy krerët nuk kanë pasur koordinim e që Presidentja ka treguar mbrëmë haptas se nuk pajtohet.
Por, ish-diplomatit Blerim Canaj kjo krisje e raporteve në mes Kurtit e Osmanit, thelbin e ka tek ndërkombëtarët meqenëse sipas tij zotimet që Presidentja ua ka dhënë atyre, po prishen nga ekzekutivi.
“Presidentja ka dhënë premtime, me siguri partnerëve ndërkombëtarë,të cilat natyrisht nuk mund të realizohen pa mbështetjen e qeverisë, pasi qeveria është ai punëkryesi, dhe premtimet e presidentes mund të mbetin të thata,” tha Canaj në TV Dukagjini.
Canaj thotë se të dytë, po mundohen të ruajnë karrierën e tyre politike, e që bie ndesh me qëllimet e njëri-tjetrit.
“Kryeministri mundohet ta mbajë vetën me popullizma, politika e jashtme nuk funksionon me popullizma shefe e të cilës është presidentja, natyrisht këtu pastaj krijohen konflikte,” shtoi Canaj.
Por, e gjithë kjo situatë mes Qeverisë e Presidencës, sipas analistit Afrim Kasollit, këto vjen në një kohë delikate për Kosovën.
“Presidenjta Osmani, që tash këtë vendim këtë situatë, që ndodhet Kosova më shumë, të i’a vesh Qeverisë së Kosovës, sepse sipas saj ajo gjithë ka insistuar që veprimet e Kosovës të jenë konforme dhe në koordinim me aleatët ndërkombëtar, që sipas saj qeveria e Kosovës e ka shpërfillur këtë veprim strategjik,” tha Kasolli.
Presidentja Osmani në intervistën e mbrëmshme në Kallxo.com tha se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e saj politike kur të përfundojë mandatin e saj pesëvjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje