LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Në tetor nisim me Shqipërinë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE

Varhelyi: Në tetor nisim me Shqipërinë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE

Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore.

Kjo u bë e ditur nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

“Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, deklaroi ai, sipas europa.eu.


Sipas tij, sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian.

“Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare. Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Varhelyi.

Ai bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka hartuar dhe zbatuar instrumente, si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kuvendi pritet të ketë një sesion “zgjedhor” në muajt e fundit të legjislaturës së tetë

Kuvendi pritet të ketë një sesion “zgjedhor” në muajt e fundit të legjislaturës së tetë

Lajme
Kalo në kategori