LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Countach feston 50 vjetorin

Lamborghini Countach feston 50 vjetorin

Lamborghini filloi prodhimin e Countach në mars të vitit 1974, duke dërguar supervetura të hijshme në linjën e montimit për atë që në fund të fundit do të ishte një ecuri 16 vjeçare.

Nuk ishte aspak një automjet i prodhuar në masë – vetëm 1,999 të tilla u ndërtuan gjatë asaj kohe.

Por, ky numër hedh poshtë ndikimin e jashtëzakonshëm që pati ky model në të gjithë botën e automobilizmit.


Dhe gjithçka filloi me Countach-in e gjelbër të vitit 1974, i pari jashtë linjës.

Për të festuar këtë rast, Lamborghini e dërgoi modelin LP 400 atje ‘ku lindi’, përcjell Telegrafi.

E njëjta linjë në të njëjtin vend Sant’Agata Bolognese është ende aktive, megjithëse gjërat duken pak më ndryshe sot.

Kompania publikoi gjithashtu foto të cilësisë së mirë të linjës së prodhimit Countach ndër vite, duke treguar LP 500s dhe LP 5000s duke u montuar.

Ndërsa ,modelet e mëvonshme përbëjnë një shumicë dërrmuese të prodhimit total të Countach.

Lamborghini madje gjeti kohë për të realizuar një set fotografik me superveturën e tij moderne, Revuelto.

Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e automobilizmit, të dyja veturat ende fuziqohen nga një motor V12.

“Ne jemi krenarë që ende po prodhojmë modelet tona të veturave supersportive në vendin ku u krijua Countach”, tha shefi i prodhimit të Lamborghini, Ranieri Niccoli.

“Sot prodhimi ynë është shumë i ndryshëm nga viti 1974”, shtoi ai.

“Por, ruan aspektet më të mira dhe bashkon aftësitë manuale të operatorëve tanë dhe teknologjitë më të mira të disponueshme, duke krijuar të ashtuquajturin Manifattura Lamborghini Next Level”. /Telegrafi/