LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

Përtej asaj që u pa në ekranet televizive, Telegrafi u sjell disa nga prapaskenat më interesante të kësaj ndeshje të tensionuar.

Tifozët e Kosovës me koreografi interesante, tensionet mes lojtarëve, thirrjet dëshpëruese kundrejt lojtarëve dhe pushimi i fushës nga fëmijët ishin vetëm disa nga gjërat më pikante që nuk u panë në ekranet televizive.


Koregrafia e Dardanëve

Tifogrupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët” shfaqen një koreografi interesante para fillimit të ndeshjes ndaj Rumanisë.

“Kujdes, kjo është Kosova”, shkruante në banerin e madh të koreografisë së ‘Dardanëve’.

Thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”

Me të filluar ndeshja, filluan edhe brohoritmat e tifozëve. “Kosova është zemra e Shqipërisë” ishin disa nga thirrjet që iu bashkuan shumica e tifozëve në stadium.

Këto thirrje vijnë edhe si shkak i pankartës së shfaqur nga tifozët rumun në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj tyre ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.

Ndezja e dritave në minutën e 9

Tifozët e Kosovës edhe në ndeshjen ndaj Rumanisë kanë vazhduar me ritualin e përhershëm të ndezjes së ‘blicave’ në minutën e në nëntë.

Ky ritual përdoret në përkujtim të ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili simbolizohet me numrin 9 nga karriera e tij si futbollist.

Rexhbeçaj elektrizon tifozët

Prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj debutoi dje (e premte) me fanellën e Dardanëve në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Emocionet e kapluan mesfushorin e Augsburgut për një moment, ku pas disa veprimeve të mira të tij dhe bashkëlojtarëve, ai u kthye nga tifozët në shkallët e stadiumit dhe kërkoi me ‘grintën’ e tij që t’i përkrahin dhe të bëjnë më shumë zhurmë.

Kryeministri Kurti arrin në lojë në minutën e 30-të

Në ndeshjen ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’ ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, kryeministri Kurti erdhi me vonesë në stadium, pasi deri atëherë veçse kishte kaluar gjysmë ore nga nisja e ndeshjes.

Berisha ‘kacafytet’ me futbollistin rumun

Me fillimin e pjesës së dytë, mesfushori Valon Berisha pati një kacafytje me lojtarin kundërshtar, Dennis Man.

Megjithatë, edhe përkundër disa shtyrjeve të forta, gjyqtari vendosi të mos i ndëshkoj, por vetëm t’ua tërheq vërejtjen.

Pushtimi i fushës nga fëmijët (tifozët)

Një gjë e papërmirësueshme te tifozët e Kosovës vazhdon të mbetet, hyrja në fushë e fëmijëve adoleshent.

Nga minuta e 82-të deri në fund të ndeshjes ishin kater apo pesë fëmijë që hyn në fushë dhe e ndërprenë lojën përkohësisht.

Thirrjet “marre, marre” dhe “jashtë, jashtë” për lojtarët

Paraqitja e dobët e lojtarëve të Kosovës në ndeshjen ndaj Rumanisë irritoi tifozëve kosovarë në shkallët e stadiumit.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e përballen me thirrje të llojit “marre, marre” dhe “jashtë, jashtë” si përgjigje e paraqitjes së tyre.

Muriqi debaton me disa tifozë pas ndeshjes

Përveç thirrjeve të lartpërmendura, disa tifozë ishin edhe më të nervozuar duke drejtuar edhe thyerje dhe sharje ndaj lojtarëve të Kosovës.

Njëri nga ta ishin edhe Vedat Muriqi, i cili teksa po shkonte në zhveshtore, ndaloi te hyrja e tunelit duke debatuar me tone të ashpra me disa nga tifozët që ishin afër zonës së hyrjes në tunel.

Foda nuk del në konferencë pas ndeshjes, futbollistët injorojnë ‘mix-zone’-n

Një gjë e paprecedentë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së Kosovës ndaj Rumanisë.

Trajneri Franco Foda ka vendosur të mos falë fare në konferencë për shtyp për të analizuar humbjen.

Përveç kësaj, edhe futbollistët e Kosovës kanë injoruar daljen për prononcime në ‘mix-zone’.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori