Në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç” në vitin e parë në tre afatet e regjistrimit, janë regjistruar 326 nxënës. Prej tyre, 295 janë nxënës shqiptarë të ndarë në 12 paralele kurse 31 me mësim në gjuhën maqedonase, të ndarë në tre paralele. Nga drejtoria e Gjimnazit të Tetovës bëjnë të ditur se në krahasim me vitet e kaluara ka një ngritje të lehtë të numrit të nxënësve që janë regjistruar në vitin e parë, por kjo nuk është për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të fëmijëve por për shkak se ka nxënës që vijnë nga shkollat tjera.“Nëse është një rritje e numrit të nxënësve në shkollën tonë, është e sigurt se është një rënie në ndonjë shkollë tjetër të mesme. Pra, rënia mund të haset në Gjimnazin 7 Marsi dhe Shkolla Ekonomike. Me gjasë, rënia e numrit të nxënësve është më shumë tek gjimnazi 7 Marsi”, deklaroi Jeton Kamberi, drejtor i Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviç”. Paralajmërimet për mësim në një ndërrim në shkollat fillore dhe të mesme në vend, shumë vështirë se mund të zbatohet në Gjimnazin e Tetovës, për shkak se numri I përgjithshëm i nxënësve në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç” është 1166 dhe gjithë këta nxënës mësojnë në një objekt, respektivisht vetëm paralalet me mësim në gjuhën maqedonase, ndjekin mësim në objektin e ish shkollës së mesme të mjekësisë. Drejtori Kamberi shprehet se me kushtet aktuale, edhe 20 vite tutje mësimi në një ndërrim nuk mund të zbatohet tek nxënësit shqiptarë, kurse maqedonasit tashmë një kohë të gjatë mësojnë në një ndrrim. Ka nevojë për një objekt tjetër të Gjimnazit, por konkretisht nuk ka ndonjë iniciativë. Sipas tij, duhet objekt për plus 12 klasë në kuadër të gjimnazit që reforma mësim në një ndërrim të jetësohet.
“Nëse bëhet fjalë për iniciativën për reforma në arsim, nga të cilët përpiqet që mësimi të jetë në një ndërrim, ne ndoshta edhe 20 vite nuk i plotësojmë kushtet. Sepse, aq sa është objekti momentalisht i gjimnazit, na duhet edhe një objekt tjetër aq sa është ky tani që t`I merr krejt nxënësit në një ndërrim. Sa i takon nxënësve maqedonas, ata janë të sistemuar në objektin e ish shkollës së mesme të mjekësisë, ka pasur iniciativë që të ndërtohet një objekt I ri por më pas nuk është shtyrë si projekt sepse kanë kushte në këtë objekt dhe mësojnë në një ndërrim, ndërsa nxënësit tonë mësojnë në dy ndërrime”, deklaroi drejtori Kamberi.
Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit, mungojnë libra për lëndët shkencore. Sipas drejtorit Kamberi, mungesa të librave ka pasur vazhdimisht tek kjo shkollë dhe furnizimi ka qenë i mangët. Në secilin vit, ka mungesë të dy ose tre librave, thonë “Këtë vit kanë sjellur diçka ma tepër, por kryesisht janë libra kryesisht që janë mbajtur në magazinat e Ministrisë dhe unë mendoj se janë libra që ne nuk i kemi kërkuar. Kemi një disraport, sepse nëse maturantë kemi 245 nxënës, këtë vit kemi 300 dhe automatikisht na mungojnë 50 komplete. Ne vazhdimisht para përfundimit të vitit shkollor bëjmë kërkesa deri te MASH mirëpo asnjëherë kërkesa me numra fiks që është dërguar nuk ka ardhur, por gjithmonë ka pasur mungesa. Do të ketë probleme me librat. Bëhet fjalë për libra të Kimisë, Gjuhës Gjermane, të gjuhës shqipe, hyrje në drejtësi, pra për lëndët shkencore dhe profesionale”, njofton drejtoi Kamberi. Këtë vit, sipas drejtorisë, nuk ka probleme me pagesën në kohë të rrymës elektrike dhe problemeve tjera që ishin shfaqur në të kaluarën. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri