LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski: Brezi ynë erdhi nga rrugët, tani akademitë prodhojnë lojtarë të ngjashëm

Lewandowski: Brezi ynë erdhi nga rrugët, tani akademitë prodhojnë lojtarë të ngjashëm

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka komentuar evolucionin e futbollit dhe mënyrën se si ai e sheh ardhjen e lojtarëve më të rinj.

Ndryshimi i futbollit, por ndryshimi mes formimit të gjeneratave ka qenë shpeshherë temë diskutimi dhe i fundit që ka folur për të është Lewandowski.

Ylli polak beson se lojtarët e gjeneratës së tij, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin lojtarë që vinin nga rrugët, por tani lojtarët futen në akademi që në moshë të re.


“Futbolli po ndryshon gjithmonë, dhe mënyra se si lojtarët e rinj mësojnë se si të luajnë futboll po ndryshon gjithashtu”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Brezi ynë erdhi nga rrugët. Tani është pothuajse e pamundur; akademia prodhon lojtarë shumë të ngjashëm”, përfundoi sulmuesi polak.

Në hapësirën për komente mund të shkruani se futbollistët e cilët gjeneratë janë më të mirë apo më të formuar. /Telegrafi/