LAJMI I FUNDIT:

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Topi i Artë është çmimi më i madh individual në botën e futbollit. Çdo lojtar ëndërron që një ditë t’i jepet Topi i Artë. Emri i fituesit të radhës do të shpallet në një ceremoni në Paris më 28 tetor.

Të nominuarit për trofeun prestigjioz do të shpallen më 4 shtator, por ka disa muaj që kjo temë është bërë shumë e përfolur dhe emra të mëdhenj që tregojnë favoritin e tyre.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Manchester Cityt shpalli favoritin e tij për çmimin individual. Për Guardiolën, as Vinicius Junior dhe as Jude Bellingham nuk janë në krye të listës.


“Do të isha shumë i lumtur nëse një nga lojtarët tanë do të fitonte Topin e Artë. Kjo do të thotë shumë për lojtarët, kështu që do të isha shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Rodri e meriton Topin e Artë, por ndoshta edhe dikush tjetër. Rodri jo vetëm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka pasur shumë sezone të shkëlqyera në Ligën Premier dhe veçanërisht në Kampionatin Evropian, të cilin e fitoi”, përfundoi trajneri i Cityt.

Guardiola dëshiron që një nga lojtarët e tij të fitojë Topin e Artë 2024. Për të, Rodri është fituesi i merituar i këtij sezoni. Por pavarësisht triumfit të tij në Kampionatin Evropian me Spanjën dhe një sezoni të fortë me Manchester Cityn, Rodri shihet si me më pak shanse për të fituar çmimin.

Në fakt, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë favoritët kryesor për të fituar në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori