LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° fair_day

Kurti takon gratë e Krushës së Vogël, diskutohen nismat për vetëpunësim

Kurti takon gratë e Krushës së Vogël, diskutohen nismat për vetëpunësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka takuar gratë e Krushës së Vogël. Sipas njoftimit, Qeveria i ka mbështetur gratë e këtij fshati me masën për fuqizim ekonomik.

“Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare. Kryeministri Kurti ritheksoi se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e në përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Aty theksohet se në këtë vizitë kanë qenë të pranishme edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe u.d. drejtorja ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, me ç’rast është biseduar rreth nismave të vetëpunësimit.

“Qeveria ka ndarë buxhet prej 500 mijë euro për zbatimin e kësaj mase për familjet që janë aktualisht në listën e pensioneve për personat e zhdukur gjatë luftës. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se të drejtë aplikimi kanë personat fizikë, gra apo vajza që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, apo një anëtare (grua/vajzë) nga familja e ngushtë e personave që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilat ndërmarrin nisma vetëpunësimi prej të cilave punësohen dhe sigurojnë mirëqenien familjare dhe/apo të të ardhurave për përmbushjen e nevojave bazike.

Thirrja e dytë për aplikime, sipas njoftimit, është e hapur deri më 4 shtator 2024. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

Auto
Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Premier League
Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Interesante
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Kalo në kategori