Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të dhunës ndaj palestinezëve, teksa Uashingtoni i bëri thirrje aleatit të tij, Izraelit, që të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë.
Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë, pavarësisht se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos e zgjerojë luftën që ka nisur në tetor në Gazë.
“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhimbje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.
“Është kritike që Qeveria e Izraelit të mbajë përgjegjës çdo individë apo entitet që është përgjegjës për dhunën ndaj civilëve në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.
Në listën e sanksioneve është përfshirë, Hashomer Yosh, një grup izraelit që mbështet vendbanime të paautorizuara të hebrenjve në Bregun Perëndimor.
Vullnetarët nga ky grup më herët gjatë këtij viti detyruan 250 palestinezë, banorë të një fshati në Bregun Perëndimor, që të largohen me forcë nga pronat e tyre, tha DASH-i.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka mbështetjen e politikanëve të ekstremit të djathtë që kërkojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja, dënoi këtë vendim të SHBA-së.
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
SHBA-ja po ashtu ka sanksionuar Yitzhak Levi Filant, i cili akuzohet se ka udhëhequr kolonët e armatosur për të bllokuar rrugët dhe për të vendosur pika patrulluese me qëllim që të sulmohen palestinezët.
Muajin e kaluar, SHBA-ja sanksionoi Lehava, një grup me 10.000 anëtarë që Uashingtoni tha se është “organizata më e madhe e dhunshme në SHBA”.
Izraeli ka kryer operacione ushtarake pothuajse në baza ditore në mbarë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Palestinezët nga Bregu Perëndimor po ashtu kanë kryer një numër sulmesh ndaj izraelitëve.
Të paktën 640 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite apo nga kolonët që nga nisja e luftës në Gazë.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.
Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.
Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje