Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.L., K.H., dhe K.L., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Mashtrimi” në vazhdim dhe bashkëkryerje si dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë periudhës kohore 2020-2022, i pandehuri N.L., në vazhdim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete me anë të paraqitjes së rreme të fakteve i detyron të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që u premton të njëjtëve se do të mund të u siguroj kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni, ashtu që për sigurimin e këtyre kontratave të punës, u kërkon shuma të të hollave në vlera nga 3000 mijë deri në 6000 mijë euro, me ç’rast të dëmtuarit ia dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transfereve bankare dhe pavarësisht që të njëjtit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrin të i siguroj asnjëherë, si dhe të hollat nuk ua kthen, e ku dëmi total nga veprimet e të pandehurit arrin shumën rreth 80 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale në vazhdim “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit N.L, dhe K.H., në vazhdim dhe bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, kanë mashtruar disa të dëmtuar në atë mënyrë që u premtojnë të njëjtëve se do të mund të sigurojnë kontrata pune në baza ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që për sigurimin e këtyre kontratave të punës, u kërkojnë shuma të të hollave në vlera nga 3000 mijë deri në 6000 mijë euro, ashtu që të dëmtuarit ua dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transferve bankare, të cilat të holla pastaj i ndajnë së bashku dhe pavarësisht që të dëmtuarit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrijnë të i sigurojnë asnjëherë si dhe të hollat nuk ua kthejnë, me çka kanë kryer veprën penale në vazhdim dhe në bashkëkryerje “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së.
Ndërkaq, e pandehura K.L., në vazhdim, me dashje i ndihmon të pandehurit N.L., njëherësh bashkëshortit të saj për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, në atë mënyrë që deri sa ky i fundit nuk gjendej në Kosovë, e njëjta takohej me disa nga të dëmtuarit dhe nga të njëjtit pranon shuma të të hollave në vlera nga 3000 mijë deri në 6000 mijë euro, e pastaj këto shuma të të hollave ose i deponon në llogarinë bankare të të pandehurit N.L., ose ia transferon përmes “Western Union”, me çka i ndihmon në vazhdim bashkëshortit të saj në përfitim të kundërligjshëm pasuror që kanë rrjedhur me kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartë cekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A