Vlera e remitencave është rritur për 5.27 milion euro sipas BQK-së, krahasuar me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar. Mbi 632 milionë euro erdhën në Kosovë gjatë këtij viti, por ekonomistët thonë se këto para janë orientuar gabimisht dhe se nuk po sjellin investime në Kosovë.
Kosovarët që jetojnë jashtë vendit vazhdimisht në forma të ndryshme dërgojnë dhe shpenzojnë para në Kosovë.
E shuma e këtyre parave rritet nga viti në vit.
Kështu, ndodhi edhe këtë vit sipas Bankës Qendrore të Kosovës.
“Vlera preliminare e remitencave deri në qershor 2024 është 632.67 milionë euro. Për sa i përket periudhës janar-qershor 2023, shuma e tyre ishte 627.41 milionë euro, pra ka një rritje prej 5.27 milionë euro”, thuhet nga BQK.
Këto mjete, janë një infuzion i vazhdueshëm për ekonominë vendore thotë ekonomisti Bashkim Mustafa, veçse orientimi i shpenzimit të tyre është i gabuar.
“Mund të themi se nuk janë të orientuara si duhet, pasi që këto remitenca kryesisht janë duke shkuar në konsum dhe në blerjen e patundshmërive që tashmë janë kanë kapital fiks,” u shpreh Mustafa.
Mustafa jep mendimin e tij, se në çka do të ishte ideale investimi i këtyre mjeteve.
“Qeveria do duhej të synonte një strategji të mirë që këto mjete të i orientonte në prodhim, dhe të i riorganizoj remitencat në mënyrë që këto të remiteca të krijojnë vende të reja të punës, dhe të rritet prodhimi vendor,” shtoi Mustafa.
Mendim të ngjashëm ka edhe profesori universitar Nagip Skënderi, që thotë se shuma të tilla parash do duhej të i sillnin vendit edhe më shumë të hyra nga investimet.
“Nëse e shikojmë në aspektin ekonomik, remitencat nuk janë duke dhënë efektin e tyre, sepse ato kryesisht po shkojnë në konsumin e gjerë, dhe shkojnë në blerjen e banesave dhe patundshmëiri, dhe nuk shkojnë në vendet që do të kishin element kthyes ndaj popullatës,” tha Skënderi.
Përkundër kësaj Skënderi thotë se paratë e mërgimtarëve po ndihmojnë qytetarët sidomos pas rritjeve enorme të çmimeve shkaku i inflacionit./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit në Banjskë?
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë