LAJMI I FUNDIT:

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror

Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit.

Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në 1 janar 2025. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit, Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.

“Fondet e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimin tonë. Ky Arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës”, ka shkruar ministri Vengu.


Ai ka shtuar se integrimi i Arkivit Qendror të FA në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi e mirë për të përmirësuar aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen edhe më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.

“Ndërkohë vijon puna për perpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare, pranë kompleksit arkivor, me kushte bashkëkohore për 100 vitet e ardhëshme”, u shpreh ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Lajme
Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori