LAJMI I FUNDIT:

Juventus i frikshëm në afatin kalimtar – pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Juventus i frikshëm në afatin kalimtar – pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Juventusi është lëshuar frikshëm në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli i cili në pasditen e sotme mbylli blerjet e Nico Gonzalez nga Fiorentina dhe Francisco Conceicao nga Porto.  

Dy operacione shumë të rëndësishme që përforcojnë sulmuesin e Thiago Mottas, por Giuntoli nuk do të ndalet me kaq. 

Klubi po vazhdon të punojnë për Teun Koopmeiners  të Atalantas dhe Jadon Sanchon e Manchester United. 


Juventusi ka marrëveshje me holandezin për një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit të pestë dhe me një pagë që fillimisht do të jetë prej 4.5 milionë euro. 

Juventusi do të vazhdojë të punojë fort për të sjellë mesfushorin në Torino deri në fund të afatit kalimtar dhe nuk do të dorëzohet deri në fund. 

Pavarësisht afrimit të Gonzalez dhe Conceicao në krahë, emri i Jadon Sancho është në listën e Juventusit.  

Juventus kërkon të mbyllë operacionin si huazim dhe i ka bërë ofertë klubit anglez, ku tani topi është te Manchester Unitedit që do të duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo.  

Negociatat për Jadon Sancho mund të lidhen edhe me largimin e Federico Chiesas, i cili pritet të shkojë te Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori