LAJMI I FUNDIT:

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është përgjigjur pretendimeve se ai mund të rikthejë Raheem Sterlingun, të cilin Chelsea e ka përjashtuar nga skuadra pasi nuk llogarit me të. 

Sterling u largua nga Manchester City për në Chelsea në verën e vitit 2022 pasi ndjeu se rëndësia e tij në skuadrën e Guardiolës po humbiste.  

Pas dy sezonesh të dobëta me Blutë, reprezentuesi anglez i është thënë nga trajneri i ri Enzo Maresca se ai nuk është në planet e klubit për të ardhmen.  


Si i tillë, Sterling është në kërkim të një klubi të ri dhe është folur se anësori 29-vjeçar mund të kthehet në Etihad si Ilkay Gundogan, i cili iu bashkua tetë herë kampionëve të Ligës Premier, vetëm një vit pasi u largua. 

Kur u pyet nëse Sterling mund të rikthehej në Manchester City, Guardiola u përgjigj: “Ai është një lojtar i Chelsea, absolutisht. Ndihem shumë i lidhur me kohën kur ishim së bashku me Raheem [Sterling] dhe Enzo [Maresca]. Kështu që i uroj atij të gjitha të mirat, por ai është sigurisht një lojtar i Chelseat”. 

Pas njoftimit për rikthimin e Gundogan në klub, Guardiola u pyet gjithashtu nëse duhet të priten ndonjë nënshkrim para fundit të afatit kalimtar veror. 

“Nuk e di. Nuk mendoj kështu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, ndoshta diçka ndodh përsa i përket lëndimeve – shpresoj se jo – ose tregu ofron diçka të papritur që përshtatet financiarisht ose taktikisht. Për momentin nuk mendoj te blerjet”, deklaroi  Guardiola. 

Stertling ka qenë i lidhur me tre klube, Aston Villa, Crystal Palace dhe Juventus. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus

Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Jo të gjithë e kanë muskulin që e ka lënduar Bellingham - ai do t'i humb minimum tri ndeshje

Jo të gjithë e kanë muskulin që e ka lënduar Bellingham - ai do t'i humb minimum tri ndeshje

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Kalo në kategori