LAJMI I FUNDIT:

Shearer emëron një pretendentë befasues në garën me Haalandin për Këpucën e Artë të Ligës Premier këtë sezon

Shearer emëron një pretendentë befasues në garën me Haalandin për Këpucën e Artë të Ligës Premier këtë sezon

Legjenda angleze, Alan Shearer e ka quajtur Alexander Isak si një “bast i jashtëm” befasues për të fituar Këpucën e Artë të Ligës Premier në sezonin 2024/25.

Ndërsa Këpuca e Artë ka qenë shpesh një sfidë për t’u parashikuar, veçanërisht me yje si Erling Haaland që dominojnë sezonet e fundit, Isak mund të jetë një pretendentë i fortë këtë vit.

Është golashënuesi legjendar anglez, Shearer, i cili e ka vendosur suedezin në garë, së bashku me emra tjerë si Dominic Solanke dhe Marcus Rashford.


“Erling Haaland do të dëshirojë një tjetër Këpucë të Artë, Solanke do të dëshirojë të jetë përsëri aty dhe të vazhdojë atë që bëri me Bournemouth në Tottenham. Alexander Isak te Newcastle, ai është një bast i jashtëm për Këpucën e Artë”, ka thënë fillimisht Shearer.

“Marcus Rashford ishte i jashtëzakonshëm sezonin para sezonit të kaluar, kështu që ai ka treguar se ai mund ta bëjë atë gjithashtu. Nëse ai shënon një ose dy në ndeshjen hapëse, atëherë mos u habitni nëse ai vazhdon të ketë një sezon të madh”, përfundoi njeri nga golashënuesit më të mëdhenj në histori.

Ndryshe, Pas një sezoni të përzier debutues në Newcastle, sulmuesi suedez Isak shënoi 21 gola sezonin e kaluar, duke përfunduar i treti në listën e golashënuesve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

Flick flet për regjistrimin e Dani Olmos dhe transferimin e Nico Williamsit

Flick flet për regjistrimin e Dani Olmos dhe transferimin e Nico Williamsit

Bellingham lëndohet në stërvitje, do t’i mungojë në shumë ndeshje Real Madridit

Bellingham lëndohet në stërvitje, do t’i mungojë në shumë ndeshje Real Madridit

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Kalo në kategori