LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

Ilkay Gundogan largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim te skuadra katalunase.

Mesfushori turko-gjerman shkëlqeu në vitin e tij të parë te Barcelona, megjithatë në klub donin largimin e tij shkaku i pagës së madhe.

Gundogan e ka mirëkuptuar krizën financiare të Barcelonës dhe paga e tij prej 9 milionë eurove neto në sezon e rëndonte buxhetin e klubit.


Palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës dhe Gundogan do të rikthehet sërish në Angli.

Fabrizio Romano ka raportuar se tanimë ka një marrëveshje mes mesfushorit gjerman dhe Manchester Cityt.

33-vjeçari do të rikthehet në Etihad Stadium për të luajtur ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare. /Telegrafi/