LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Vitor Roque do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk bën pjesë në planet e klubit katalunas.

Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Spanjë nga Brazili në janar, megjithatë ai ka dështuar të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier, ku Barcelona tanimë ka një ofertë nga Bournemouthi.


Pasi shitën Julian Araujon te skuadra angleze, drejtuesit e Bournemouth tanimë kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin brazilian.

Mundo Deportivo ka raportuar se ‘Qershitë’ kanë kërkuar huazimin e lojtarit për një sezon dhe me mundësi blerje në fund të sezonit 2024/25.

Barcelona është e hapur për ta huazuar lojtarin në Angli, megjithatë pengesë është agjenti i Vitor Roque, Andre Cury i cili po kërkon largimin e menjëhershëm të sulmuesit nga Barcelona.

Gjithsesi palët po vazhdojnë negociatat dhe besohet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje për huazimin e Roque në Angli, edhe pse katalunasit shpresonin se do të merrnin një ofertë të lartë nga klubet arabe për shitjen e përhershme të brazilianit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori