LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton kompozitorin Çoba: Shkodra është një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin

Kurti viziton kompozitorin Çoba: Shkodra është një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar qytetin e Shkodrës.

Kryeministri ka pohuare se Shkodra është një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin, transmeton Telegrafi.

Ai ka vizituar kompozitorin Zef Çoba në shtëpinë e tij, derisa ka thënë se është kënaqësi takimi me të.


“Gjuha e kultura, traditat e moçme dhe pasuritë natyrore, janë përbërës që formësojnë veprat artistike e që frymojnë edhe përmes muzikës. Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë “Xhamadani Vija-Vija” si dhe kënga “Atdheut”, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë”, ka pohuar ai.

Kurti shton tutje se “në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara”.

“E ky ishte çasti i duhur që të flasim për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër. T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit

Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit

Lajme
​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

Kronika e Zezë
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Kronika e Zezë
Hovenier viziton mozaikët e sapo zbuluar në Parkun Arkeologjik të Ulpianës: Thesare të mahnitshme

Hovenier viziton mozaikët e sapo zbuluar në Parkun Arkeologjik të Ulpianës: Thesare të mahnitshme

Lajme
Sekiraqa qëndron pas vrasjes së Triumf Rizës për hakmarrje, konstaton aktgjykimi 156-faqësh i Gjykatës Themelore

Sekiraqa qëndron pas vrasjes së Triumf Rizës për hakmarrje, konstaton aktgjykimi 156-faqësh i Gjykatës Themelore

Lajme
Euro “prek fundin” në raport me lekun, monedha evropiane nivel historik që nga viti 2001

Euro “prek fundin” në raport me lekun, monedha evropiane nivel historik që nga viti 2001

Lajme
Kalo në kategori